LAJMI I FUNDIT:

Hungaria lëshon sërish “viza të arta”: Sa para duhet t’i investoni në shtetin hungarez?

Hungaria lëshon sërish “viza të arta”: Sa para duhet t’i investoni në shtetin hungarez?

Qeveria hungareze paraqiti në parlament një propozim për një program të ri të “vizave të arta”, si pjesë e projektligjit që rregullon imigrimin e personave nga vendet e treta.

Projektligji prezanton kategorinë e “vizave të investitorëve”, pra për personat që vijnë në Hungari në lidhje me projekte që kanë statusin e “investimit të rëndësishëm strategjik”, raporton reuters.


Marrja e kësaj vize do të ishte një parakusht për aplikimin për leje qëndrimi, e cila do t’i lejonte mbajtësit të vizës të qëndronte në Hungari për 10 vjet, thuhet në draft.

Një investitor që blen pasuri të paluajtshme në Hungari me vlerë të paktën 500 mijë euro mund të marrë statusin “projekt i rëndësishëm strategjik”.

Programi i ri u prezantua pasi “viza e artë” u hoq në vitin 2017, kur një sirian, i cili ishte nën sanksionet e SHBA-së, mori statusin e rezidentit në Hungari. /Telegrafi/