LAJMI I FUNDIT:

Hungaria kërkon të rifreskojë historinë e saj

Hungaria kërkon të rifreskojë historinë e saj

Historia gjithmonë rëndon tepër në Përfaqësuesen e Hungarisë, dekadat pa suksese të së cilës janë në hije të asaj periudhe të artë të viteve 1950, kur talentet e mëdhenj si Ferenc Puskas e Jeno Buzanszky kishin impresionuar në skenën e futbollit.

Çfarëdo tjetër që skuadra e Bernd Storckut arrin – dhe askush nuk pret shumë, së paku përfaqësuesja e tashme do të ketë mundësinë të rifreskojë historinë me paraqitjen në Evropianin “Francë 2016”, shkruan Koha Ditore.


“Ne duam të luajmë futboll të mirë dhe të dëshmojmë që jemi përfaqësuese që e meriton të jetë në kampionat. Arritja në raundin e dytë nuk është synim, por një ëndërr”, ka thënë Storck, një deklarim që pak tifozë mund ta kontestojnë. Hungaria nuk është paraqitur në një turne të madh që nga Botërori 1986 dhe paraqitja e fundit në një Kampionat Evropian ishte në vitin 1972.

Fakte për Hungarinë

Rezultati më i mirë: pozita e tretë në “Euro 1964”
Trajner: Bernd Storck
Golashënuesi më i mirë: Ferenc Puskas (84 gola)
Më së tepërmi paraqitje: Gabor Kiraly (102)
Federata e formuar më: 1901
Kështu që vetëm të qenit në Evropianin 2016 është arritje e madhe për një përfaqësuese që përfundoi vetëm e treta në grupin eliminator dhe e siguroi kualifikimin nëpërmjet barazhit, duke e mposhtur Norvegjinë me rezultat të përgjithshëm 2:1 pas dy ndeshjeve. Kampanja e Hungarisë ishte me telashe, ku njëri trajner u shkarkua dhe një tjetër u largua për të drejtuar një klub në Gjermani, para se Storck të merrte drejtimin dhe të arrinte kualifikimin e jashtëzakonshëm në një natë të paharrueshme në Budapest.

Eliminatoret kishin nisur në mënyrën më të keqe të mundur me një humbje 2:1 ndaj Irlandës së Veriut, një rezultat që çoi në zëvendësimin e Attila Pinterit me Pal Dardain, që nisi punën e vështirë për të rindërtuar skuadrën. Dardani së shpejti u largua për të marrë drejtimin e Herthas së Berlinit në Bundesligë, duke i lënë Bernd Storckut, ish-trajnerit të Kazakistanit, detyrën për të prezantuar gjak të ri dhe për të kthyer guximin te skuadra që të luajë futboll më të mirë ofensiv.

Në mesin e vendimeve befasuese të tij ishte ai për të aktivizuar Laszlo Kleiheislerin në ndeshjen e parë të barazhit kundër Norvegjisë, ndonëse mesfushori nuk kishte luajtur për klubin e tij gjithë stinorin, pasi kishte refuzuar të vazhdonte kontratën. Kleinheisler, 22-vjeçar, shpagoi besimin e Storckut duke shënuar golin e vetëm në ndeshjen e fituar 1:0 nga Hungaria. Ai më pas u transferua te Werder Bremeni në janar. Kleinheisler pritet të bjerë në sy në “Franca 2016”, me performancën e tij, por edhe me flokët e kuqe që ia kanë siguruar nofkën “Scholes”.

Mesfushori po ashtu ka nuhatjen për gol si ish-lojtari i famshëm i Manchester Unitedit, Paul Scholes. Në anën tjetër të fushës është portieri i Crystal Palacet, Gabor Kiraly, që ka mbushur 40 vjet në prill dhe po shpreson të thyejë rekordin e Lotthar Matthaeusit të Gjermanisë si lojtari më i vjetër që është paraqitur në një Kampionat Evropian. Hungaria mund të ketë telashe në sulm, pasi ka shënuar 11 gola në 10 ndeshje eliminatore, por shorti për “Euro 2016” ka qenë i mirë për të.

Me përjashtim të Portugalisë, Hungaria do të shikojë përballjet kundër Austrisë dhe debutuesit e Islandës për të nxjerrë rezultate pozitive dhe për të kaluar grupin.

Në trend Sport

Më shumë
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

Liga e Kampionëve
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Kalo në kategori