LAJMI I FUNDIT:

Hulumtimet e bëra nga ekspertët psikologë nxjerrin listën me 10 këngët më motivuese në histori – në mesin e tyre edhe kënga e Bebe Rexhës

Hulumtimet e bëra nga ekspertët psikologë nxjerrin listën me 10 këngët më motivuese në histori – në mesin e tyre edhe kënga e Bebe Rexhës
Bebe Rexha dhe David Guetta (Foto: Getty Images)

Një hulumtim i bërë së fundmi nga ekspertët psikologë ka zbuluar 10 këngët më të motivueshme të të gjitha kohërave – me hitin e vitit 2007 në Britaninë e Madhe të Kanye West, “Stronger”, që renditet në krye të listës. Artisti rap del para Eminem, me këngën “Till I Collapse”, dhe dyshes David Guetta dhe Bebe Rexha me “I’m Good (Blue)”, që pushtuan klasifikimet pas lansimit të saj në vitin 2022. Ndërkohë, përfundojnë pesëshen e parë klasikja e vitit 1982 nga Survivor, “Eye Of The Tiger”, dhe “Run” nga Snow Patrol.

Gjetjet dolën nga një analizë e 65 listave më popullore motivuese në Spotify dhe Apple Music, për të përcaktuar se cilat këngë bënin më shumë paraqitje – me “Stronger” që shfaqet në 14 lista në shërbimet digjitale të muzikës, shkruan The Mirror.


Dhe thellimi në këngët më të motivueshme u bë në emër të 888Poker, pasi ambasadori i tij, Alexandre Mantovani, zbuloi se çfarë dëgjon para turneve të mëdha.

Kanye West (Foto: Christian Jentz/Gamma-Rapho/Getty Images)

888Poker tha: “Unë gjithmonë bëj stërvitje para se të luaj, për të qenë në versionin më të mirë dhe të kem qëndrueshmëri për orë të gjata loje. Më pëlqen të dëgjoj muzikë rock dhe hip-hop, varet nga lloji i stërvitjes që po bëj”.

Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha nominohen të trija në 'iHeartRadio Music Awards 2024'
Lexo po ashtu Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha nominohen të trija në 'iHeartRadio Music Awards 2024'

Këngë të tjera popullore motivuese përfshijnë “Forever” nga Drake, Lil Wayne dhe Eminem, dhe “Can’t Hold Us” nga Macklemore dhe Ryan Lewis. “Beast – Southpaw Remix”, nga Rob Bailey dhe The Hustle Standard, gjithashtu figuron në disa lista – ashtu si “Remember The Name”, nga Fort Minor (me Styles of Beyond), dhe “Not Afraid” nga Eminem.

Hulumtimi gjithashtu zbuloi se albumi “Graduation” i Kanye West është albumi më motivues, i cili figuron në 23 lista. Ky ishte përpara “Recharge” nga Fearless Motivation dhe “The Eminem Show” nga Eminem, që erdhën përkatësisht i dyti dhe i treti.

Bebe Rexha dhe Davud Guetta me çmimin ‘Bashkëpunimi më i mirë’ në MTV EMA 2022 (Foto: John Phillips/Getty Images for MTV)

Duke folur për hulumtimin e 888Poker, Dr. Michael Bonshor, mësues në psikologjinë e muzikës në Universitetin e Sheffield, tha: “Ne të gjithë kemi shije muzikore individuale dhe asocime personale me disa këngë apo lloje muzike. Kjo mund të ndikojë nëse i gjejmë ato motivuese”.

“Një nga gjetjet më të forta të hulumtimit është se muzika që zgjedhim të dëgjojmë, është më motivuese sesa muzika që kanë zgjedhur të tjerët për ne. Nëse nuk na pëlqen një këngë, nuk është e ngjarë që do të na motivojë të bëjmë diçka”.

TOP 10 KËNGËT MOTIVUESE:

“Stronger”, nga Kanye West
“Till I Collapse”, nga Eminem
“I’m Good (Blue)”, nga David Guetta dhe Bebe Rexha
“Eye Of The Tiger”, nga Survivor
“Run”, nga Snow Patrol
“Forever”, nga Drake, Kanye West, Lil Wayne, & Eminem
“Can’t Hold Us”, nga Macklemore dhe Ryan Lewis (ft. Ray Dalton)
“Beast – Southpaw Remix”, nga Bob Bailey & The Hustle Standard
“Remember The Name”, nga Fort Minor (ft. Styles of Beyond)
“Not Afraid”, nga Eminem. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina
Demi Moore jep detaje për sëmundjen e rëndë të Bruce Willis, po përgatitet për t'i dhënë lamtumirën

Demi Moore jep detaje për sëmundjen e rëndë të Bruce Willis, po përgatitet për t'i dhënë lamtumirën

Magazina

"Nuk ia kisha dëgjuar kurrë as emrin", Diola Dosti tregon se si nisi lidhjen me Erolld Belegun dhe nëse e kishte takuar më parë

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Kalo në kategori