LAJMI I FUNDIT:

Higuain arrin marrëveshje me Juventusin

Higuain arrin marrëveshje me Juventusin

Gonzalo Higuain mund të jetë ‘bomba’ e Juventusit për këtë afat kalimtar.

Sulmuesi argjentinas që fitoi ‘Këpucën e Artë’ në kampionatin e shkuar, flitet se ka arritur marrëveshje personale me Juventusin.

Marrëveshja ka të bëjë me një pagë prej 7.5 milionë euro në vit. Vëllau i tij që është edhe menaxher i lojtarit e ka konfirmuar marrëveshjen.

Nëse Higuain do të shkonte në Kinë, ja sa do të fitonte në muaj, ditë, orë dhe minutë
Lexo po ashtu Nëse Higuain do të shkonte në Kinë, ja sa do të fitonte në muaj, ditë, orë dhe minutë

Juventusit i mbetet që të kryej marrëveshjen me Napolin dhe për këtë ka disa opsione.

Zonja e Vjetër mund të ofrojë disa lojtarë që pëlqehen nga napoletanët si Roberto Pereyra , Daniele Rugani, Mario Lemina, Kwadwo Asamoah e Stefanio Sturaro.

Napoli mund të zgjedh dy nga këta lojtarë për ta ulur çmimin e Higuain. /Telegrafi/

Të gjitha lajmet për Juventusin mund t'i gjeni këtu
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Juventusin mund t'i gjeni këtu