LAJMI I FUNDIT:

Heung-min Son është krenar që shkroi histori së bashku me Kane në Ligën Premier

Heung-min Son është krenar që shkroi histori së bashku me Kane në Ligën Premier

Ylli nga Koreja e Jugut, Heung-min Son ishte i kënaqur që shkroi histori me Tottenham Hotspur gjatë ndeshjes ndaj Leeds United të shtunën pasdite.

Son dhe Harry Kane bënë histori duke u bërë dyshja më produktive në historinë e Ligës Premier gjatë fitores së thellë 4-0 të Tottenham ndaj Leeds.


Goli i vonshëm i Son ishte hera e 37-të që ai dhe Kane bashkëveprojnë për të shënuar për Spurs dhe kjo është shifra me më së shumti kombinime nga ndonjë dyshe në të historinë e Ligës Premier.

Kane dhe Son bëhen dyshja më produktive në histori të Ligës Premier, thyejnë rekordin e Lampard-Drogba
Lexo po ashtu Kane dhe Son bëhen dyshja më produktive në histori të Ligës Premier, thyejnë rekordin e Lampard-Drogba

“Është një nder i madh. Rekordi është i rëndësishëm, por tre pikët janë gjithashtu sepse rezultati në mesjavë nuk ishte më i miri. Ne e marrim rekordin, por gjëja më e rëndësishme janë tre pikë”, ka thënë fillimisht Son për BT Sport.

“Është gjithmonë një vend i vështirë për të ardhur këtu dhe ne kishim nevojë të tregonim karakter dhe përgjegjësi”.

“Çdo lojtar ishte fantastik sot. Ne nuk mund të jemi të lumtur vetëm me sot, ka më shumë ndeshje për të ardhur”, përfundoi ylli i Spurs.

Edhe Kane ishte plot lëvdata për partnerin e tij të sulmit kur ai u pyet gjithashtu për rekordin pas ndeshjes.

“Ne kemi luajtur me njëri-tjetrin për një kohë të gjatë dhe e kuptojmë mirë lojën e njëri-tjetrit. Sonny e di se ku të vrapojë dhe ne kënaqemi duke luajtur së bashku”, ka thënë Kane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori