LAJMI I FUNDIT:

Kane dhe Son bëhen dyshja më produktive në histori të Ligës Premier, thyejnë rekordin e Lampard-Drogba

Kane dhe Son bëhen dyshja më produktive në histori të Ligës Premier, thyejnë rekordin e Lampard-Drogba

Dyshja e Tottenham Hotspur, Harry Kane dhe Heung-min Son janë bërë dyshja më produktive në histori të Ligës Premier, pasi kanë thyer një rekord të madh të bashkëveprimeve.

Tottenham ka fituar me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim te Leeds United në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Ligën Premier.


Golat në fitoren e Spurs u shënuan nga Matt Doherty (10)’, Dejan Kulusevski (15’), Kane (27’) dhe Son (85’).

Megjithatë, goli i fundit i shënuar nga ylli koreano-jugor, Son, ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen, pasi ka thyer një rekord.

I asistuar nga Kane, Son ka shënuar golin e 37-të në histori të Ligës Premier, duke kombinuar apo asistuar njëri tjetrin, teksa rekordi ishte në 36 gola.

Kane dhe Son kanë kaluar dyshen Frank Lampard dhe Didier Drogba si dyshja që kanë asistuar njëri-tjetrin për më shumë gola në historinë e Ligës Premier.

Pas tyre në listën gjenden Thierry Henry dhe Robert Pires, si dhe David Silva dhe Sergio Aguero me nga 29 gola të kombinuara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori