LAJMI I FUNDIT:

Haziri: LDK e merr me seriozitet deklaratën e Grabovcit për demarkacionin (Video)

Haziri: LDK e merr me seriozitet deklaratën e Grabovcit për demarkacionin (Video)

Nënkryetari i LDK-së,Lutfi Haziri, në emisionin Rrokum Roll, ka komentuar në lidhje me zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me temën e shumëpërfolur të demarkacionit.

“Ambasada amerikane dhe disa shtete të BE-së, si Gjermania, kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi”,ka thënë Haziri.


Haziri ka thënë se këto shtete e kanë pranuar punën e Komisionit të Kosovës për caktimin e vijës kufitare.

“Ata e kanë konfirmuar punën e komisionit të Kosovës”, ka thënë Haziri, duke lënë të kuptojmë se gjithçka është në rregull.

“Ky është proces i Kosovës, dhe nëse konstatohet gjendja faktike e kufirit, ajo është valide, sepse e përcakton kufinin e vitit 1974”, tha Haziri, duke insistuar se kjo punë është e Kosovës.

“Jam për një proces të konfirmimit, procesit me shtete fqinje duhet të krijohen raporte të mira”, ka thënë ai.

Haziri ka përmendur faktin se kur është themeluar Komisioni për caktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, nuk ka qenë Isa Mustafa kryeministër.

“Duhet me dëshmuar komisioni shtetëror nëse nuk është në rregull demarkacioni, dhe ky komision është emëruar në kohën kur nuk ishte Isa Mustafa kryeministër”.

Ai ka komentuar edhe deklaratat e Adem Grabovcit lidhur me Demarkacionin dhe për ndryshimin eventual të qëndrimit nga ana e partnerit të koalicionit qeverisës, PDK.

“PDK nuk ka dal me qëndrim për ndryshim të vendimit, edhe pse ne e trajtojmë me seriozitet deklaratën e Grabovcit, përderisa ka seriozitet në deklaratë, por PDK duhet me u marrë me këtë dhe me dal me një qëndrim”, ka thënë Haziri.