LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Thaçi e Mustafa në Bruksel, fillim më i keq i dialogut

Haxhiu: Thaçi e Mustafa në Bruksel, fillim më i keq i dialogut

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, është dashur të analizojnë të gjitha marrëveshjet e arritura, para se të shkojnë në Bruksel për raundin e ri të bisedimeve.

“Opozita ka ngrit zërin për mënyrën si po bisedohet në Bruksel. Shkuarja e Thaçit dhe Mustafës tregon se ata nuk janë të interesuar për të analizuar marrëveshjet dhe të ngitet zëri dhe t’i tregohet Brukselit se nuk mund të shkojmë në pafundësi në bisedime sepse dëmet janë të mëdha. Ata në Bruksel kanë shkuar vetëm për interesat e tyre personale”, tha deputetja Haxhiu në Info Magazine të Klan Kosovës.


“Pasi Thaçi dhe Mustafa kanë shkuar në Bruksel, druaj se është një fillim edhe më i keq i dialogut me Serbinë. Dyshoj në shkuarjen e tyre dhe rezultatet që mund të vijnë. Duhet të kërkohet që Kosova të hiqet nga Kushtetuta e Serbisë, pra Qeveria duhet të ketë objektiva të qarta në këtë dialog”, tha deputetja.

“Synimin e Serbisë e dimë por kemi parë se muajt e fundit, situata është ashpërsuar. Ngjarjet e fundit, muri apo edhe ndalja e Haradinaj në Francë tregojnë për tensione në rritje e jo që Serbia ka ndërruar qasje por përkundrazi”, tha ajo.

Haxhiu tutje ka thënë se nuk beson në respektimin e rezulutës së Kuvendit për rrëzimin e murit në veri të Mitrovicës.

“Nuk besoj në respektimin e rezolutës për rrëzimin e murit sepse kemi argumente të shumta që nuk janë respektuar rezolutat, përfshirë edhe atë për çështjen e të pagjeturve”.

“Kosova ka qenë vetëm agjendë e shtetit serb për tu integruar në BE. Ne nuk e shohim se është ngritur niveli i bisedimeve, akoma më keq që ka shkuar presidenti e jo kur ishte Tahiri se ajo ishte vetëm ministre”, tha deputetja.

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori