LAJMI I FUNDIT:

Harrojeni kuptimin e ‘Despacito’, këngëtari fsheh një sekret misterioz (Foto)

Harrojeni kuptimin e ‘Despacito’, këngëtari fsheh një sekret misterioz (Foto)

Despacito” nga Luis Fonsi dhe Daddy Yankee është kënga më e klikuar e vitit 2017, dëgjohet e këndohet kudo dhe ka arritur afro dy miliardë klikime në Youtube.

Madje tani i kemi mësuar edhe kuptimin e tekstit.


"Despacito" është hiti më i madh i vitit, por sa e dini kuptimin e këngës (Video)
Lexo po ashtu "Despacito" është hiti më i madh i vitit, por sa e dini kuptimin e këngës (Video)

Por për jetën e këngëtarëve nuk dihet shumë.

Puerto Rican-i Luis Fonsi famën e madhe e mori nga kjo këngë dhe sot është kthyer në një prej emrave më të kërkuar në toplistat botërore. Sot ai është shumë i suksesshëm, por dikur mbante epitetin e tradhtarit.

Fonsi ka qenë i martuar me aktoren latine Adamari Lopez, e cila sot është prezantuese. Ajo ka treguar se Fonsi e ka tradhtuar. Ata kanë qëndruar të martuar për katër vite por u ndanë në 2010.

Këtë ngjarje këngëtari për kohë të gjatë e ka mbajtur sekret. Ai sot është i martuar me modelen Agueda Lopez dhe kanë një vajzë Mikaela Lopez-Cepero. /Telegrafi/