LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj sfidon Qeverinë, publikon çmimoren e faturës së rrymës me tarifat e reja

Haradinaj sfidon Qeverinë, publikon çmimoren e faturës së rrymës me tarifat e reja
Fot

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka sfiduar Qeverinë Kurti duke publikuar një çmimore të re të faturës së rrymës pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për ta shtrenjtuar atë.

Haradinaj në profilin e tij në Facebook ka theksuar diferencën do ta paguajnë vetë qytetarët e jo kryeministri Albin Kurti.


“Duhet ta kenë të qartë qytetarët se do të paguajnë edhe faturën që iu vjen në derë, por do të paguajnë edhe subvencionin e Qeverisë, pasi paguhet nga taksat tona. Albin Kurti nuk po e paguan diferencën me paratë e veta, por me paratë e qytetarëve”, ka njoftuar ai, përcjell Telegrafi.

Ai ka theksuar se rritja reale e çmimit të rrymës është fshehur në llogaritarin e ZRRE-së.

“Nuk iu desh shumë që fshehja e llogaritjes së subvencionit të dilte në pah. Rritja e çmimit real të energjisë elektrike u fsheh në llogaritarin e ZRRE-së, por që nuk zgjati shumë. Duhet ta kenë të qartë qytetarët se do të paguajnë edhe faturën që iu vjen në derë, por do të paguajnë edhe subvencionin e Qeverisë, pasi paguhet nga taksat tona. Albin Kurti nuk po e paguan diferencën me paratë e veta, por me paratë e qytetarëve”, thekson ai.

Qeveria e Kosovës tregon sa do të jetë fatura e rrymës, përfshihet edhe subvencionimi
Lexo po ashtu Qeveria e Kosovës tregon sa do të jetë fatura e rrymës, përfshihet edhe subvencionimi

Ndryshe, Bordi i ZRRE-së në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike për të gjithë ata që harxhojnë më shumë se 800kWh.

Sipas ZRrE-së, të gjithë konsumatorët që shpenzojmë më shumë se kjo bllok tarifë do të paguajnë me dy çmime të reja.

Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00. Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00. /Telegrafi/