eksperti ad

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar ndaj procesit të rilicencimit të kompanisë Energy Financing Team (EFT), duke kërkuar sqarime dhe reagim nga institucionet.

Përmes një postimi në Facebook, Ymeri ka ngritur pyetjen nëse kompania e biznesmenit serb Vuk Hamoviq po vazhdon të operojë në Kosovë përmes procesit të rilicencimit.


“Kush është tash lideri shqiptar këtu, kur kompania e Vuk Hamoviq është në proces të rilicencimit?!”, ka shkruar ajo.

Ymeri i është referuar edhe deklaratave të mëhershme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë:

“EFT-ja duhet të merr fund, thojke Albin Kurti; nuk mund t’i themi vetes shqiptarë kur vazhdon të na dominojë EFT-ja.”

Sipas saj, ndikimi i këtij grupi nuk ka përfunduar dhe, sipas pretendimit të saj, ai vazhdon të ndikojë edhe në qasjen ndaj investimeve ndërkombëtare.

Në postim, Ymeri ka publikuar një dokument ku kompania “Energy Financing Team L.L.C.” figuron si subjekt “në proces të licencimit”, ndërsa i ka bërë thirrje institucioneve të sqarojnë këtë çështje. /Telegrafi/