LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës tregon sa do të jetë fatura e rrymës, përfshihet edhe subvencionimi

Qeveria e Kosovës tregon sa do të jetë fatura e rrymës, përfshihet edhe subvencionimi

Pas miratimit të vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për vendosjen e tarifave të rrymës, Qeveria e Kosovës ka krahasuar faturat e deritashme për ata që do të harxhojnë mbi 800kWh.

Sipas njoftimit, që është përfshirë edhe subvencionimi i Qeverisë, konsumatorëve që kanë shpenzuar 850kWh energji elektrike, me tarifat e reja do t’iu vijë fatura 52.19 euro, përcjell Telegrafi.


Për at që kanë harxhuar 1,000kWh e që ju ka ardhur fatura 58.10 euro me faturat e reja do të paguajnë 68.18 euro, kurse ata që kanë shpenzuar 1,200kWh do të paguajnë 89.51 euro.

“Për konsum deri në 800 kWh, nuk do të ketë rritje. Në rastin e konsumit 850 kWh, duke llogaritur një raport mesatar 60 për qind të tarifës së lartë (A1) dhe 40 për qind asaj të ulët (A2), dallimi në mes të faturës së vjetër dhe asaj të re do të jetë minimal. Nga 49.67 euro në 52.19 euro. Pra, një rritje prej rreth 5 për qind. Në rast të konsumit 1,000kWh, duke llogaritur sërish një raport mesatar 60:40 të tarifës së lartë (A1) dhe asaj të ulët (A2), dallimi në mes të faturës së vjetër dhe asaj të re do të jetë rreth 17 për qind apo rreth 10 euro. Nga 58.10 euro në 68.18 euro”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në rast të konsumit të 1,200 kWh në muaj, duke llogaritur përsëri një raport 60:40 të tarifës së lartë (A1) dhe asaj të ulët (A2), dallimi në mes faturës së vjetër dhe asaj të është pak më i lartë. Nga 69.35 euro në 89.51 euro, një rritje prej rreth 29 për qind apo rreth 20 euro.

Ndryshe, Bordi i ZRRE-së në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike për të gjithë ata që harxhojnë më shumë se 800kWh.

Sipas ZRrE-së, të gjithë konsumatorët që shpenzojmë më shumë se kjo bllok tarifë do të paguajnë me dy çmime të reja.

Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00. Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori