LAJMI I FUNDIT:

Hamilton u rrit në një lagje të varfër, luftoi racizmin në sport dhe është një legjendë e F1: Por, pse britanikët nuk e pëlqejnë atë!?

Hamilton u rrit në një lagje të varfër, luftoi racizmin në sport dhe është një legjendë e F1: Por, pse britanikët nuk e pëlqejnë atë!?

Lewis Hamilton po e pyet veten se çfarë duhet të bëjë më tepër për të bërë për vete publikun britanik.

Në vitin 2017, ai fitoi për herë të katërt titullin e kampionit të botës të Formula 1.

Ai e bëri këtë me dinjitet dhe në mënyrë të shkëlqyer, duke e fituar dy herë rresht.

Ai kurrë nuk akuzoi kolegët e skuadrës për ndonjë dështim apo rivalët e tij, edhe për momentin kur Sebastian Vettel e kishte goditur qëllimisht në Azerbajxhan.

Hamilton gjithashtu ishte i sjellshëm dhe i falënderoj fansat për mbështetjen e tyre pas çdo fitoreje, ndërsa mbështetja i dha edhe të dëmtuarit Billy Mongerit.

Ai gjithashtu shkoi përtej asaj që pritet si një figurë publike në lidhje me përdorimin e mediave sociale.

Hamilton ka publikuar një numër të madh të imazheve në Twitter dhe Instagram duke dhënë një pasqyrë unike rreth jetës së përditshme, duke ushtruar, luajtur me qentë ose duke udhëtuar me aeroplanin e vet privat.

Megjithatë, për çfarëdo arsye, ai nuk merr admirim universal të Sir Stirling Moss, Jackie Stewart, Damon Hill ose Nigel Mansell.

Pra, pse britanikët nuk e pëlqejnë atë?

Sa herë që njerëzit zbulojnë se punon në Formula 1, zakonisht pyetja e parë që bëhet ësht딑kush është Lewis?”

Tani, do të mund mësoni se është keqkuptuar nga shumica e publikut britanik, duke shpjeguar se është shofer i mirë, bën punë admiruese të bamirësisë, punon shumë dhe është një njeri i mirë.

Por realiteti është, ata nuk e kuptojnë me të vërtetë atë që mendon Hamilton.

Hamilton në moshën 11-vjeçare

Ata tashmë nuk ndryshojnë mendjen e tyre dhe zakonisht e shohin si person negativ – dhe ata nuk kanë frikë t’ia thonë.

Por, pse ndodh kjo? Një shpjegim është se Hamilton shpeshherë konfrontohet me mediat dhe para se të thuhet kështu, është e rëndësishme të theksohet se Hamilton ka gëzuar mjaft mbështetje nga mediat britanike gjatë gjithë karrierës.

Rruga e tij për F1 është ndjekur me kujdes gjatë gjithë kohës nga mediat britanike. Megjithatë, Hamilton ekzagjeron me emocionet dhe publiku këtë e ka vënë re.

Ka raste kur rezultatet nuk kanë shkuar në rrugën e duhur, ai këtë e shpreh me fytyrë të ngrysur.

Ai nuk pranon të argumentojë arsyen e humbjes pas një gare, por edhe i injoron edhe dy miqtë e ngushtë, Moss dhe Stewart.

Hamilton sillet në këtë mënyrë pjesërisht për shkak të emocioneve, por gjithashtu sepse nuk di t’i shpreh ato.

Shtëpia modeste ku jeton britaniku

Kur ishte në McLaren, ka pasur përpjekje për të frenuar karakterin e tij, por në Mercedes, ata e lejuan të veprojë siç dëshironte deri në një masë.

Për sa kohë që nuk e ka sjell markën e tyre në gjendje të keq, ata janë të lumtur, në fund të fundit, ata janë të vetëdijshëm se nuk munden pa Hamiltonin.

Britaniku nuk është person me PR sikur kishte Michael Schumacher dhe Nico Rosberg ose si Sebastian Vettel.

Në vend të kësaj, shpesh publikon imazhe në mediat sociale për ta bërë këtë. Kjo është një strategji me rrezikshmëri të lartë, por gjithashtu një që mund të kthehet në zjarr.

Hamilton u sulmua në mediat sociale gjatë Krishtlindjeve për një video të postuar nga nipi i veshur me një fustan si princeshë.

Hamilton me aeroplan privat

Ka një perceptim, veçanërisht në mesin e tifozëve që Hamilton nuk ka qenë i talentuar. E gjithë kjo në saje të tatuazheve, makinave sportive dhe aeroplanin e kuq privat dhe mendojnë se me të vërtetë “është me fat”.

Por kjo pasuri është një kontrast i plotë me atë që u rrit.

Ngasësi me nënën, Carmen Larbalestier

Ka shoferë të F1 që paraardhësit i kanë të pasur. Prindërit, të cilët mund të përballojnë shpenzimet për t’i dërguar fëmijën e tyre në “karting” deri në nivelet më të larta.

Por, Hamilton që u rrit në Stevenage, babai i tij punoi punë të shumëfishta për të paguar gomat dhe karburantin.

Britaniku është i përgatitur të tregojë historinë e jetës, një rrëfim të vërtetë prej përralle që ndoshta do të shndërrohet në një film hollivudian.

Megjithatë, edhe pse shpesh e përsërit për shtypin e automobilave, njerëzit jashtë F1 rrallëherë e dëgjojnë atë.

Qeni i Lewisit, Roscoe

Në vend të kësaj, ata shohin rrobat, syzet e diellit, veturat dhe aeroplanin, me ç’rast supozojnë se thjesht është një fëmijë i llastuar – si shumë nga “yjet” e shfaqjeve televizive që bllokojnë kohën e transmetimit.

Sa ka të vërteta këtu? Epo, ky mendim ekziston pasi që ai është kritikuar shpesh për shmangien e pagimit të taksave.

Është e çuditshme, sepse kur Jenson Button u zhvendos në Monaco, ai nuk u kritikua në të njëjtën mënyrë siç ishte Hamilton.

Gabimi i madh – dhe ne jemi përsëri me gafat e PR-të – po thosha se një projekt-ligj i reduktuar i taksave ishte një nga arsyet që më parë e kishte zhvendosur në Zvicër.

Hamilton gjithashtu u bë temë e mediave vitin e kaluar kur u zbulua se shmangu tatimet dhe përfundoi në dosjet e Panama Papers.

Hamilton nuk kishte bërë asgjë të paligjshme, megjithatë, përsëri ishte subjekt i shumë debateve, ku si në format e mëparshme ishte bërë objektiv i kritikave.

Shpjegimi i thjeshtë është se duke punuar me të dhe duke kaluar orë bisedash, mund të zbulohet se  Hamilton është një person interesant, i angazhuar dhe i sjellshëm.

Sigurisht, nganjëherë mund të ketë një ditë të tmerrshme, apo jo?

Britaniku gjatë aksioni humanitar në Manila të Filipineve

Megjithatë, pos një sportisti dhe një individi, ai është një talent i rrallë dhe luftoi kundër racizmit gjatë karrierës së hershme.

Ai është ende i vetmi shofer afrikano-britanik që konkurron në nivelet më të larta të Formula 1.

Ai meriton një nivel respekti, jo sepse është një individ i lëmuar në krye të lojës së tij, por sepse është thjesht vetvetja. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

Bundesliga
Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga e Kampionëve
Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Premier League
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Ligat tjera
Kalo në kategori