LAJMI I FUNDIT:

Hakmarrja e Dumfries ndaj atyre që nuk i besuan në Holandë: Triumfues me Interin deri më tani

Hakmarrja e Dumfries ndaj atyre që nuk i besuan në Holandë: Triumfues me Interin deri më tani

Denzel Dumfries iu bashkua radhëve të Interit në afatin e fundit kalimtar të verës për të zëvendësuar Achraf Hakimin që ishte larguar drejt PSG-së.

Në vetëm 16 ndeshje, anësori 25-vjeçar ka shënuar tre gola dhe ka dhënë dy asistime në Serie A, shifra që e vendosin atë në mesin e mbrojtësve më të spikatur në skenën evropiane.


Pavarësisht situatës së tij aktuale, Dumfries nuk e ka pasur gjithmonë të lehtë në klubet e tij.  Në fakt, kalimin e tij në klubin italian i parapriu koha e tij e gjatë te PSV.

“Kur nënshkrova kontratën me Interin, nuk e mendova për asnjë moment: E bëra edhe pse shumë njerëz nuk besonin në mua. Unë me të vërtetë mendoj se shumë talente humbasin në Holandë për shkak të një vizion të caktuar të lojtarëve. Ata thjesht nuk shohin potencial, sidomos me mbrojtësit”, ka thënë ai për Gazzetta dello Sport .

Vetëm pak muaj pas largimit nga Eredivise, Dumfries ka luajtur në mënyrën më të mirë me më të mëdhenjve e Evropës, si Real Madridin.

Megjithatë, tani për tani holandezi fokusohet te sezoni me Interin dhe kjo ndodh përmes rivalit të tij të ardhshëm në Ligën e Kampionëve, Liverpoolin.

“Nëse doni të arrini diçka në Ligën e Kampionëve, duhet të jeni në gjendje të mposhtni të gjithë, përfshirë Liverpoolin”, deklaroi ai.

Ndonëse është i motivuar nga përplasja ndaj anglezëve, Dumfries pranon se do të kishte dashur një përballje të dyfishtë ndaj Ajaxit.

E qartë është se nëse vazhdojmë në nivelin aktual, do të jenë disa skuadra që do të trokasin në derën e Interit dhe sigurisht agjenti i tij, Mino Raiola, nuk është kushdo kur bëhet fjalë për negociatat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori