Filmi më i ri i Marvel, “Avengers: Endgame”, e ka lënë nën hije konkurrencën me rekordet e shumta të shikueshmërisë.

Siç ka njoftuar revista Forbes, vetëm në Amerikë, në fundjavën e parë të shfaqjes filmi ka përfituar 358 milionë dollarë.

Të gjitha lajmet nga Avengers: Endgame Të gjitha lajmet nga Avengers: Endgame

Kështu i ka kaluar rekordmbajtësit e mëhershëm, “Star Wars: The Force Awakens” (2016) dhe “Avengers: Infinity War” (2018).

Edhe në tregun global të industrisë filmike, realizmi më i ri i Marvel ka arritur rekorde duke përfituar 1.1 miliard dollarë në tregun ndërkombëtar (në këtë mënyrë e ka tejkaluar filmin e mëparshëm, “Avengers: Infinity War”).

“Avengers: Endgame” është finalja e madhe e botës së superheronjve të Marvel që ka filluar në vitin 2008 me “Iron Man”. Kritikët thonë se filmi treorësh është një superspektakël dhe një përmbyllje e denjë e franshizës. /Telegrafi/