LAJMI I FUNDIT:

Hailey Bieber reagon për vrasjen aksidentale të Halyna Hutchins nga xhaxhi i saj Alec Baldwin: Jam zemërthyer

Hailey Bieber reagon për vrasjen aksidentale të Halyna Hutchins nga xhaxhi i saj Alec Baldwin: Jam zemërthyer

Hailey Bieber është absolutisht zemërthyer për të gjithë të përfshirët në vdekjen aksidentale të Halyna Hutchins në xhirimet e filmit “Rust”.

Mbesa 24-vjeçare e Alec Baldwin, yllit dhe producentit të filmit, shprehu ngushëllimet e saj për të prekurit nga tragjedia, e cila la të vdekur kineastin dhe të plagosur regjisorin Joel Souza, shkruan People.


“U dërgoi gjithë dashurinë time familjes së Halyna Hutchins. Kjo është një tragjedi vërtet e paimagjinueshme dhe shkatërruese”, shkroi modelja në InstaStory të premten.

Foto: Hailey Bieber/InstaStory

“Mendimet e mia janë gjithashtu me Joel Souza për shërimin e tij sa më të shpejt”, tha tutje Hailey në postim.

Të enjten, Hutchins, 42 vjeç dhe Souza, 48, u qëlluan kur një armë zjarri u përdorë gjatë xhirimeve nga Baldwin, 63 vjeç, sipas departamentit të sherifit lokal. Filmi po xhirohej në Bonanza Creek Ranch në New Mexico.

Foto: Getty

Hutchins u transportua me avion në Spitalin e Universitetit të New Mexicos, ku vdiq nga plagët e marra. Teksa, regjisori Souza u trajtua për plagët e marra në Qendrën Mjekësore Rajonale Christus St. Vincent në Santa Fe dhe u lirua të premten. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Kalo në kategori