eksperti-banner

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, po shijon vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj më të fundit, “Better Mistakes”.

Këngët e albumit janë pëlqyer në masë të madhe nga publiku, ndërsa Rexha vazhdon ta promovojë atë nëpër mediume të ndryshme ndërkombëtare.


Në një intervistë të fundit për Bustle, 31-vjeçarja është përgjigjur në një pyetje shumë interesante që i është bërë.

beberexha 201141329 4308571159187606 3805955310900459773 n

Ajo është pyetur se ku e sheh veten pas 16 vitesh, teksa ka befasuar me përgjigjen duke cekur se shpreson ta shohë veten me një master në psikologji.

“Gjashtëmbëdhjetë vjet nga tani? Uau. Epo, unë padyshim që dua të marr masterin tim në psikologji. Do të më pëlqente të ndihmoja artistë të tjerë në biznesin e muzikës dhe njerëz në përgjithësi si terapiste. Sepse kam kaluar shumë duke qenë në vëmendjen e publikut dhe duke qenë në industri. Unë do të doja të ndihmoja artistë, aktore ose aktorë ose njerëz të rinj që vijnë, që mund të kenë nevojë për të”, ka thënë Bebe Rexha për Bustle.

beberexha 191303164 540618007109838 5079372958625976683 n

Dashuria e artistes shqiptare për psikologjinë vjen nga fakti se ajo ka ngritur shumë çështje të shëndetit mendor në këngët e saj.

Kënga “I’m a mess” e cila ishte një hit absolut në ShBA dhe mbarë botën, flet për pasiguritë e këngëtares tek vetja pas një ndarje të dhimbshme, teksa gati thuajse të gjitha këngët e albumit të saj të ri “Better Mistakes”, trajtojnë tematika të tilla.

beberexha 171469310 204240587835413 5416524581586416221 n

Ajo e ka quajtur albumin “Better Mistakes” si një vazhdimësi të “I’m a mess”, pasi në të kishte futur këngë me tematikë çështjet e shëndetit mendor.

Shqiptarja 31-vjeçare edhe vet e ka pohuar se ka pasur në të kaluarën dhe vazhdon akoma të ketë probleme me shëndet mendor – duke pranuar hapur se vuan nga çrregullimi bipolar. /Telegrafi/

beberexha 186250755 310458734071443 3012846247941628336 n Foto: Bebe Rexha/Instagram