Ilkay Gundogan mbetet një prej dëshirave të mëdha për Interin e sezonit të ardhshëm.

Mesfushori i Manchester Cityt pëlqehet shumë nga drejtuesit zikaltër, të cilët në verë do të bëjnë një ofertë për reprezentuesin gjerman.

Klubi nga Milano dëshiron që të shtojë kualitetin në mesfushë, ku ai do të luante përkrah Marcelo Brozovic dhe Radja Nainggolan.

‘Tërmet’ te Manchester City pas dështimit në Evropë – tetë largime, katër prej tyre dihen ‘Tërmet’ te Manchester City pas dështimit në Evropë – tetë largime, katër prej tyre dihen

Gundogan i plotëson të gjithë kriteret, teksa i vetmi problem është paga e lojtarit nëntë milionë euro në sezon, shifër e lartë për arkat e Interit.

Megjithatë Giuseppe Marotta dhe Piero Ausilio janë duke punuar në këtë drejtim për të gjetur një mënyrë që ta bindin futbollistin për t’iu bashkuar zikaltërve me të përfunduar stinori. /kp/