LAJMI I FUNDIT:

Gundogan: Do të gënjeja po të thosha se Klopp nuk më kërkoi te Liverpooli

Gundogan: Do të gënjeja po të thosha se Klopp nuk më kërkoi te Liverpooli

Liverpool dhe Manchester City do të takohen nesër në derbin e xhiros së Ligës Premier.

Kjo nënkupton edhe takimin mes dysheve që dikur kanë punuar së bashku te skuadra e Borussia Dortmundit.


Bëhet fjalë për Jurgen Kloppin dhe Ilkay Gundogan, të cilët kanë qenë së bashku për tre vite te skuadra gjermane.

Por, trajneri gjerman e ka kërkuar mesfushorin edhe te Liverpooli, por një ofertë të tillë e ka refuzuar turko-gjermani.

“Kam folur me Jurgen për gjëra të ndryshme”, thotë Gundogan duke shtuar se “Ai gjithmonë më pëlqeu mua si lojtar dhe do të gënjeja nëse do të thosha se nuk provoi të më transferojë. Por mu ofrua mundësia të bashkohem me Manchester Cityn dhe të punoja me Pep Guardiola, ishte mjaft e qartë se dëshiroja të vija këtu”.

“Kur pata një rënie në karrierë për shkak të lëndimit tim, ai ishte mjaft i sigurt në transferimin tim. Kjo më dëshmoi se kurrë nuk kam gabuar me vendimin tim që t’i bashkohem Cityt. Ata të dy janë menaxherë të mëdhenj dhe shumë ambiciozë. Unë kam pasur me fat me të dytë”, tha Gundogan.

Gundogan dhe Klopp fitoi titullin e Bundesligës dhe gjithashtu arriti në finalen e Ligën e Kampionëve në vitin 2013 me Dortmundin, ku pësoi humbje në saje të penaltive nga rivalët e Bayern Munichut në Wembley.

Leroy Sane: Dy herë i kam refuzuar ofertat e Jurgen Kloppit
Lexo po ashtu Leroy Sane: Dy herë i kam refuzuar ofertat e Jurgen Kloppit

Ndryshe, edhe Leroy Sane ka treguar se Klopp kishte kërkuar ta trasnferojë nga Schalke 04 për te The Reds, por edhe ky kishte vepruar si Gundogan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori