LAJMI I FUNDIT:

Guardiola në kërkim të një mesfushori defensiv dhe një mbrojtësi të majtë

Guardiola në kërkim të një mesfushori defensiv dhe një mbrojtësi të majtë
Foto: Getty/Goal

Pep Guardiola ka etiketuar dobësitë e ekipit të tij dhe tani i ka të qartë objektivat e transferimeve për afatin kalimtar të verës.  

Trajneri spanjoll nuk ka gjasa të mirëpresë ndonjë fytyrë të re në skuadrën e tij në janar, por kampionët e Ligës Premier po marrin parasysh transferimet e verës.

Kështu, Guardiola dhe drejtuesit e Cityt tashmë kanë etiketuar objektivat të cilët do t’i synojnë për t’i transferuar në Etihad.

De Jong e Neves në radarin e Man Cityt
Lexo po ashtu De Jong e Neves në radarin e Man Cityt

Një mesfushor me tipare mbrojtëse është prioritet i klubit, pasi në atë pozitë ka mbetur vetëm Fernandinho dhe klubi dështoi në verë ta transferojë Jorginhon.

Përveç kësaj, Guardiola është në ‘gjah’ edhe për një mbrojtës të krahut të majtë, pasi Benjamin Mendy po lëndohet shpesh dhe nuk po mund të fokusohen vetëm tek ai.

Tanimë janë etiketuar sikurse mesfushorët që do të synohen, ashtu edhe mbrojtësit, me nga tre në secilën pozitë.

City gati të bëjë një tjetër shpenzim të madh për mbrojtës, Ben Chilwell është dëshira e Guardiolës
Lexo po ashtu City gati të bëjë një tjetër shpenzim të madh për mbrojtës, Ben Chilwell është dëshira e Guardiolës

Për repartin e mesfushës, City po synon të transferojë njërin nga Tanguy Ndombele të Lynoit, Frenkie de Jong të Ajaxit dhe Ruben Neves i Wolvesit.

Në anën tjetër për mbrojtës të krahut të majtë synohet njëri nga Ben Chilwell i Leicester Cityt, Junior Firpo i Real Betisit dhe Faouzi Ghoulam i Napolit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori