LAJMI I FUNDIT:

Guardiola: Kemi probleme të shumta, De Bruyne na fitoi ndeshjen

Guardiola: Kemi probleme të shumta, De Bruyne na fitoi ndeshjen

Manchester City ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në Londër, pasi ka triumfuar në udhëtim te Crystal Palace me rezultat 2-4.

Pas ndeshjes trajneri i Cityt, Pep Guardiola pati vetëm elozhe për mesfushorin belg duke theksuar se pavarësisht se sa vëmendje i kushton taktikës, sërish për të fituar ndeshjet i duhet një lojtar si De Bruyne.


“De Bruyne ka 10 vite te City dhe shifrat e tij janë fantastike. Është një lojtar i shkëlqyer me shumë vazhdimësi. Goli i parë që shënoi ishte një mrekulli, i dyti po ashtu. Pastaj asisti për Haaland, gjithçka perfekt”, deklaroi Pep.

Tutje Pep foli edhe për problemet që ka në skuadrën e Cityt, ku një nga to është përqendrimi sipas tij, por kjo po vjen shkaku i shumë ndeshjeve.

Problemet në skuadër? Kemi disa probleme me përqendrimin, kjo vjen sepse po luajmë shumë dhe shpenzojmë energji të jashtëzakonshme. Më shumë problem është lodhja psikologjike se sa ajo fizike”.

Pep Guardiola jep publikisht emrin se kush duhet të shpallet 'Lojtari i vitit' në Angli
Lexo po ashtu Pep Guardiola jep publikisht emrin se kush duhet të shpallet 'Lojtari i vitit' në Angli

“Këtë ndeshje ndaj Crystal Palace na e fitoi De Bruyne, ndoshta pa atë në fushë do të kishim një rezultat tjetër. Mund të flasim sa të doni për taktikat, por më duhet De Bruyne për të fituar ndeshjet.

“Ishte jashtë fushave për pesë muaj dhe kur u kthye pati disa momente jo të mira, por është normale. Ai është një talent special”, u shpreh Guardiola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Bundesliga
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori