LAJMI I FUNDIT:

Guardiola kaloi orë të tëra duke u përpjekur të bindte Bellingham t’i bashkohej tek Man City

Guardiola kaloi orë të tëra duke u përpjekur të bindte Bellingham t’i bashkohej tek Man City

Pep Guardiola kaloi tre orë duke u përpjekur të bindte Jude Bellingham që t’i bashkohej Manchester Cityt përpara se ylli anglez të transferohej tek Real Madrid këtë verë.

Lëvizja e Bellingham nga Borussia Dortmund tek Real Madrid po del të jetë njëri ndër transferimet më të qëlluara të afatit kalimtar veror, por është zbuluar se kishte një dramë në prapaskenë me Cityn që bëri një lëvizje të vonuar për lojtarin, ofertë kjo që përfshinte një shumë të lartë për Dortmundin dhe një pagë më të lartë për lojtarin.


Mediumi spanjoll Cadena Ser raporton se lëvizja e guximshme e Cityt përfshinte një bisedë tre-orëshe midis Guardiola dhe Bellingham, gjatë së cilës trajneri i Cityt u përpoq të bindte mesfushorin se një lëvizje në Ligën Premier do të ishte një opsion më i mirë dhe se City ishte në një fazë më të mirë zhvillimi se sa madrilenët.

Shkëlqimi i Bellingham te Reali, Henry tregon sekretin e suksesit të anglezit
Lexo po ashtu Shkëlqimi i Bellingham te Reali, Henry tregon sekretin e suksesit të anglezit

Në fund të fundit, Bellingham ishte i vendosur të transferohej në Spanjë pavarësisht ofertës më luksoze të klubit anglez. Guardiola e respektoi vendimin dhe i uroi si Bellinghamit ashtu edhe Real Madridit fat me këtë transferim.

Deri më tash këtë sezon, mesfushori anglez ka dëshmuar se ka aftësi për të lënë gjurmë në historinë e “Los Blancos”, duke qenë vendimtar në shumë ndeshje me gola dhe asistime.

Bellingham do të kërkojë të vazhdojë me formën e tij të lartë, teksa Anglia do të jetë nikoqir i Italisë në “Wembley” të martën në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori