LAJMI I FUNDIT:

The Guardian: Anglia kurrë më nuk do të mirëpritet në një terren mysafir ashtu si u prit në Prishtinë

The Guardian: Anglia kurrë më nuk do të mirëpritet në një terren mysafir ashtu si u prit në Prishtinë
(Foto: Getty Images/Guliver)

Anglia, kurrë më, nuk do të mirëpritet në një terren mysafir ashtu siç u prit nga njerëzit e Kosovës në Prishtinë. Kështu e nis artikullin e radhës The Guardian duke iu referuar asaj që ndodhi në vendin tonë me rastin e ndeshjes ndaj Tre Luanëve.

Në anën tjetër, për Raheem Sterling ishte padyshim mënyra më e mirë për t’u kthyer në normalitet pas një jave kundërthënëse që pati. Zënka ndërmjet anësorit të Manchester Cityt dhe mbrojtësit të Liverpoolit, Joe Gomez, ishte bërë kryetemë në mediat sportive.


BBC Sport: Sikur të kishte më shumë tifozë futbolli si ata të Kosovës
Lexo po ashtu BBC Sport: Sikur të kishte më shumë tifozë futbolli si ata të Kosovës

Kjo çoi në suspendimin e Sterlingut për ndeshjen ndaj Malit të Zi në Wembley, porse trajneri Gareth Southgate e riktheu atë në formacioni startues në sfidën ndaj Dardanëve në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndërkaq, duke iu referuar abuzimeve të mëhershme racore nga tifozët e përfaqësueseve tjera, në Prishtinë u vendosën disa banerë në mbështetje të futbollistit anglez.

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Mbështetja e madhe dhe shprehja e falënderimit vazhdoi edhe në stadium, ku u ngritën flamuj të Anglisë gjatë intonimit të himnit, si edhe u shpalosën banerë kundër racizmit. Edhe pse skuadra e tyre e zemrës (Kosova) pësoi humbje, kjo nuk e heshti entuziazmin dhe dashamirësinë e tifozëve vendas në raport me ekipin mysafir.

Kjo mikpritje dhe dashamirësi është pikërisht ajo që i nevojitej përfaqësueses së Anglisë dhe Sterlingut për ta tejkaluar një javë problematike dhe për t’i lënë prapa skenarët si ato që ndodhën brenda ekipit gjatë javës që lamë pas. /Telegrafi/

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori