LAJMI I FUNDIT:

Griezmann mund të zëvendësojë Ronaldon te Juventusi

Griezmann mund të zëvendësojë Ronaldon te Juventusi

Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann po lidhet si pasues i Cristiano Ronaldo te Juventusi nëse portugezi largohet këtë verë.

E ardhmja e Ronaldo mund të kushtëzojë atë të Griezmann ose kjo është ajo që Barcelona po konsideron, të paktën.

Sipas gazetës katalunase Sport, drejtuesit e Barcelonës, të zhytur në procesin e mundimshëm të uljes së pagave në skuadrën e parë, besojnë se, nëse portugezi largohet, Juventusi do të ishte i gatshëm të përballonte Griezmannin.

Ronaldo, Mbappe dhe Icardi - efekti domino i transferimeve që përfshjnë Juventusin, PSG-në dhe Real Madridin
Lexo po ashtu Ronaldo, Mbappe dhe Icardi - efekti domino i transferimeve që përfshjnë Juventusin, PSG-në dhe Real Madridin

Megjithatë, kalimi i sulmuesit francez në Allianz Stadium nuk do të ishte një blerje e menjëhershme, por një huazim me mundësi blerje në fund të sezonit.

Me një kontratë deri në vitin 2022, Ronaldo është vendosur në orbitën e PSG-së ditëve të fundit, ndërsa është lidhur edhe më një kalim te Manchester City.

Klubi francez, me të ardhmen e Kylian Mbappes në ajër, nuk përjashton transferimin e portugezit, ndërsa te PSG, Ronaldo po shihet si pasues i Sergio Agueros së larguar.

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim befasues te Manchester City
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim befasues te Manchester City

Në zyrat e klubit Camp Nou do të pritej mirë largimi i Griezmann drejt Juves, pasi do të amortizonte një vit më shumë të kontratës së tij, e cila skadon më 30 qershor 2024 dhe do të largonte nga librat financiar vjetor një pagë prej rreth 20 milionë eurosh.

Tani për tani, sulmuesi po stërvitet normalisht dhe natyrshëm dhe do të jetë një nga pjesëmarrësit në përgatitjet para-sezonale, si dhe pritet të ketë minuta në miqësoren kundër Gironas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori