LAJMI I FUNDIT:

Gresa për Andin: Më kënaq, edhe më shkon nerva

Gresa për Andin: Më kënaq, edhe më shkon nerva
(Foto: Screenshot/BBVK/Instagram/gres.hoti)

Gjatë një bashkëbisedimi me Juliana Nurën brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Gresa Hoti ka folur për marrëdhënien e saj me Andi Artanin.

Derisa po flisnin është përmendur emri i Andit dhe ajo ka nisur të flasë në lidhje me një ngjarje për të.


Teksa ka folur, bukuroshja ka thënë ndonjëherë aq sa i pëlqen, ai po aq edhe i shkon në nerva.

“Më kënaq, sa më kënaq edhe më shkon nerva”, ka thënë Gresa.

Ndërkaq, Juliana e ka etiketuar Andin si argëtues gjatë bisedës me modelen. /Telegrafi/