LAJMI I FUNDIT:

Grabitja e Kim Kardashian në Paris, dëmtoi dhe paparacët (Foto)

Grabitja e Kim Kardashian në Paris, dëmtoi dhe paparacët (Foto)

Kim Kardashian nuk ishte e vetmja që u dëmtua nga grabitja në Paris. Paparacët që e ndjekin dhe fotografonin atë gjithashtu janë dëmtuar pasi tashmë ylli televiziv ka vendosur të qëndrojë sa më larg qendrës së vëmendjes.

Një fotograf ka thënë se po kalon një kohë të vështirë pas grabitjes që i është bërë Kim.


Ai ka thënë për “Page Six” se nëna e dy fëmijëve ishte një nga personazhet më të lehtë për t’u fotografuar sepse të gjithë e dinin se ku do të ishte, shkruan Top Channel.

Për shkak të traumës nga vjedhja në Paris, Kim fillon të vuajë nga një sëmundje
Lexo po ashtu Për shkak të traumës nga vjedhja në Paris, Kim fillon të vuajë nga një sëmundje

“Ajo dëshironte që të gjithë ta dinin se ku do të hante drekë apo se kur do të dilte shëtitje”, ka thënë ai.

Që prej grabitjes në Paris, Kim ka kaluar dy muajt e fundit duke u fshehur në shtëpinë e saj në Los Angeles. Ajo nuk ka postuar thuajse asgjë në rrjetet sociale që prej incidentit të ndodhur.