LAJMI I FUNDIT:

Gonzalo Higuain pranon të huazohet te Milani

Gonzalo Higuain pranon të huazohet te Milani
Higuain braktisi Napolin për të nënshkruar te Juventusi.

Sky Sport raporton se Gonzalo Higuain ka rënë dakord që huazohet nga Juventusi në Milan.

Lajmi besohet se do të konfirmohet brenda 24 orëve, ku 30-vjeçari fillimisht do të huazohet në San Siro.

Raportohet se sulmuesi do të huazohet një vit për 18 milionë euro ndërsa kuqezinjtë kanë mundësi ta transferojnë gjatë verës së ardhshme për një shtesë prej 36 milionëve.

Gonzalo Higuain në top formë

E vetmja pengesë e mbetur, siç thuhet, ishte hezitimi i Higuain për të lëvizur në hua – veçanërisht pa detyrimin që Milani ta transferoj përfundimisht në sezonin e vitit 2019/20.

Megjithatë, pas bisedimeve të mëtejshme natën e kaluar dhe këtë mëngjes, besohet se frika e ish sulmuesit të Napolit është zbehur.

Si i tillë, Sky beson se marrëveshja mund të konfirmohet edhe më vonë sot, së bashku me këmbimin e propozuar mes Juve dhe Milanit të mbrojtësve Mattia Caldara dhe Leonardo Bonuccit.

Ndryshe, Juventusi tashmë ka transferuar lojtarin më të mirë në botë Cristiano Ronaldon nga Real Madridi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori