LAJMI I FUNDIT:

Golden State shkel San Antonion, Durant e Thompson më të mirët në parket

Golden State shkel San Antonion, Durant e Thompson më të mirët në parket

Mbrëmë janë zhvilluar shtatë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Kampioni në fuqi i NBA-s, Golden State Warriors po vazhdon me paraqitje të mira në rrugëtimin për të mbrojtur titullin e fituar vitin e kaluar.


“Luftëtarët” para shikuesve të vetë në Oracle Arena kanë triumfuar kundër San Antonio Spurs me rezultat 141:102.

Për asnjë moment vendasit nuk e vënë në dyshim fitoren e tyre duke triumfuar në katër çerekët e ndeshjes.

Të gjitha lajmet rreth NBA-s
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth NBA-s

Më i miri në parket te verdhekaltërit ishte Klay Thompson me 26 pikë ndërsa u ndihmua me Kevin Durant me 23 sosh.

Te ‘mamuzat’ paraqitje të mira patën Patty Mills me 16 pikë gjersa Rudy Gay shtoi një më pak, por që nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen.

Pas kësaj, Golden State është lider i Konferencës Perëndimore gjersa San Antonio në të njëjtën tabelë renditet në pozitën e gjashtë.

Ndërkohë, Warriors në takimin e radhës do të ballafaqohet me Phoenix Suns kurse Spursat luajnë kundër Portland Trail Blazers. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Brooklyn 135:130 Denver

Chicago 120:125 New Orleans

Milwaukee 148:129 Washington

Dallas 99:93 Charlotte

Utah 116:88 Phoenix

Sacramento 101:127 Houston