LAJMI I FUNDIT:

Golashënuesit më të mirë të vitit 2018 – mbretëron Messi, Ronaldo e ndjek nga pas

Golashënuesit më të mirë të vitit 2018 – mbretëron Messi, Ronaldo e ndjek nga pas
Foto: Goal/Getty Images

Portali i njohur sportiv Goal.com ka rendit lojtarët me më së shumti gola të vitit aktual kalendarik, duke marrë parasysh golat e shënuara në të gjitha garat për klubin dhe vendin deri më tani në vitin 2018.

Përveç garave për trofe ekipor dhe individual, edhe gara për golashënuesin e vitit gjithmonë është interesante.

Megjithatë, edhe kjo garë ka mbetur nën hijen e dyshes më të mirë në botë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, të cilët prijnë listën.

Messi dhe Ronaldo prijnë edhe tek golashënuesit (Getty Images)

Ylli argjentinas i Barcelonës, Messi i prinë listës së golashënuesit më të mirë të vitit 2018 deri më tani.

Messi ka plot 44 gola të shënuara në të gjitha garat në 47 ndeshje të zhvilluara, duke lënë pas vete rivalin e madh, Ronaldon me 43 gola në 44 paraqitje.

Në vendin e tretë renditet sulmuesi pak i njohur Diogo Lus Santo me 43 gola të shënuara për Buriram United në 51 ndeshje.

La Liga ndanë çmimet kryesore, Messi zgjidhet lojtari dhe golashënuesi i vitit
Lexo po ashtu La Liga ndanë çmimet kryesore, Messi zgjidhet lojtari dhe golashënuesi i vitit

Në këtë listë gjinden edhe emra tjerë të mëdhenj si Luis Suarez që renditet në vendin e shtatë me 36 gola dhe Mohamed Salah dhe Antoine Griezmann me nga 35 gola.

Më poshtë keni listën me 11 futbollistët që kanë shënuar më shumë gola deri më tani në vitin 2018, por kur kanë mbetur edhe një muaj e gjysmë sigurisht që kjo listë mund të ndryshojë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori