Portali i njohur sportiv Goal.com ka zgjedhur formacionin më të mirë të Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/19.

Sezoni i sivjetmë i Ligës së Kampionëve ka përfunduar mbrëmë (e shtunë) me finalen e madhe mes Liverpoolit dhe Tottenahmit.


Liverpooli arriti të fitojë me rezultat 2-0 ndaj Spurs dhe të bëhet klubi i tretë më i trofeshëm evropian në këtë garë, me gjashtë Kupa.

Klubi anglez fitoi me shumë meritë pasi eliminoi skuadra të mëdha në këtë garë, ndërsa shumë yje të tyre shkëlqyen duke treguar nivel të lartë.

GettyImages 1153096355 Liverpooli, fitues i Ligës së Kampionëve (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Goal.com ka zgjedhur formacionin më të mirë të këtij sezoni dhe katër futbollistë të Reds janë pjesë e tij, po aq sa ka edhe gjysmëfinalisti Ajax.

Portieri Alisson Becker dhe mbrojtësit Trent Alexander-Arnold, Virgil Van Dijk dhe Andrew Roberson, ndërsa vërehet mungesa në repartet tjera sikurse ajo e Mohamed Salah apo Georgino Wijnaldum.

Ajaxi përfaqësohet futbollistët: Matthijs De Ligt, Hakim Ziyech, Frenki de Jong dhe Dusan Tadic.

Finalisti Tottenahm Hotspur ka Christian Eriksenin në formacion, ndërsa vend kanë zënë edhe ylli i Barcelonës, Lionel Messi dhe ai i Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Alisson Becker

1.alisson

Trent Alexander-Arnold

2.arnold

Virgil Van Dijk

3.van dijk

Matthijs De Ligt

4.de ligt

Andrew Robertson

5.robertson

Hakim Ziyech

6.ziyech

Frenkie De Jong

7.de jong

Christian Eriksen

8.eriksen

Lionel Messi 

9.messi

Dusan Tadic

10.tadic

Cristiano Ronaldo

11.ronaldo

/Telegrafi/ 

telegrafi sport app