LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtari i ndeshjes, Mervan Bejtullahu, sulmohet nga kryesia dhe lojtarët e Vëllaznimit

Gjyqtari i ndeshjes, Mervan Bejtullahu, sulmohet nga kryesia dhe lojtarët e Vëllaznimit

Mes tensioneve është mbyllur ndeshja e dytë e barazhit ndërmjet Trepçës ’89 dhe Vëllaznimit, ku fitore shënuan mitrovicasit me rezultat 4-2.

Me të përfunduar ndeshja futbollistë dhe zyrtarë të klubit gjakovar janë vërsulur drejt gjyqtarit kryesor Mervan Bejtullahu, i cili pavarësisht se ishte i mbrojtur nga forcat e sigurimit dhe Policisë së Kosovës ka pësuar disa goditje në tunelin që dërgon drejt dhomave të zhveshjes.


Situata dukej tejet e tensionuar qysh pas përfundimit të 45 minutave të parë, teksa drejtuesit gjakovarë ishin të pakënaqur me ndarjen e drejtësisë.

Gjithçka eksplodoi me realizimin e golit të katërt të mitrovicasve, teksa pati edhe përjashtime nga stoli i gjakovarëve.

Më pas erdhën përjashtimet e futbollistëve Ylber Maloku te Trepça ’89 dhe Kushtrim Gashi te Vëllaznimi.

Stadiumi është zbrazur menjëherë teksa forcat e rendit po e bëjnë sigurimin e personave zyrtarë të ndeshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi urgjent që Flick kërkon për të fituar Ligën e Kampionëve me Barcelonën

Nënshkrimi urgjent që Flick kërkon për të fituar Ligën e Kampionëve me Barcelonën

La Liga
Lajm bombastik nga Italia: Jurgen Klopp bën një rikthim të papritur, pranon punën e trajnerit te klubi i njohur

Lajm bombastik nga Italia: Jurgen Klopp bën një rikthim të papritur, pranon punën e trajnerit te klubi i njohur

Serie A
Real Madridi përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh për yllin e Chelseat

Real Madridi përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh për yllin e Chelseat

La Liga
Katër emrat që Guardiola dëshiron të transformojë Man Cityn këtë verë

Katër emrat që Guardiola dëshiron të transformojë Man Cityn këtë verë

Premier League
“Sa me sa është Interi?

“Sa me sa është Interi?" - Amir Rrahmani bëhet hit me gjestin në momentet e fundit të ndeshjes Parma-Napoli

Serie A
Al-Hilal i ofron Simone Inzaghit një pagë marramendëse

Al-Hilal i ofron Simone Inzaghit një pagë marramendëse

Ligat tjera
Kalo në kategori