LAJMI I FUNDIT:

Gjoba me para e mbush mend Dembelen, francezi paraqitet një orë para të gjithëve në stërvitje

Gjoba me para e mbush mend Dembelen, francezi paraqitet një orë para të gjithëve në stërvitje
Foto: FC Barcelona/Twitter

Ousmane Dembele është njëri nga futbollistët më të talentuar te Barcelona por edhe më problematiku.

Që prej transferimit nga Borussia Dortmund, Dembele ka krijuar probleme tek katalunasit kryesisht me vonesat në stërvitje.


Në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Tottenham Hotspur, Dembele ishte paraqitur në qendrën stërvitore dy orë pas pjesës tjetër të skuadrës.

E kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit Ernesto Valverde dhe drejtuesve të klubit që e kanë dënuar francezin.

Ousmane Dembele (Foto: Getty Images)

Sipas asaj që ka raportuar Mundo Deportivo, Dembele është dënuar me 200 mijë euro, dënimi më i rëndë në histori të klubit katalunas për një futbollistë.

Duket se ky dënim e ka mbushur mend lojtarin, i cili së fundmi është paraqitur në qendrën stërvitore një orë para shokëve të tjerë të klubit.

Edhe pse ishte vonuar dy orë në stërvitje, Dembele luajti si titullar ndaj Spurs duke shënuar një gol mjaftë të bukur.

Kujtojmë që lojtari mund edhe të largohet nga Barcelona, pasi për të interesim kanë shprehur PSG, Arsenal dhe Chelsea. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori