LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka rreth turneut të CS:GO Blast Premier Spring Final – ekipet, orari, shpërblimet dhe më shumë

Gjithçka rreth turneut të CS:GO Blast Premier Spring Final – ekipet, orari, shpërblimet dhe më shumë

Nesër (e mërkurë) do të fillojë turneu i CS:GO, Blast Premier Spring Finals, i cili mbahet në Lisbonë të Portugalisë, ku disa nga ekipet më të mira të botës do të garojnë për një grup çmimesh prej afro 425.000 dollarë.

Gjithsej tetë ekipe, të ndara në dy grupe, do të jenë në garë për t’u bërë kampion të turneut Blast Premier Spring Final.


Në këtë turne do të shohim skuadra të cilat sapo kanë bërë ndryshime në formacionin e tyre, Na’Vi do të garojë me lojtarin e ri ‘sdy’, pas largimit të kapitenit ‘Boombl4’.

Gjithashtu ekipi OG do të jetë në garë me dy lojtarët e rinj, të cilët i ka shtuar së fundmi ‘NEOGRAG’ dhe ‘F1KU’, gjithashtu snajperisti i ekipit ‘mantuu’ në pamundësi për t’iu bashkuar ekipit për këtë turne, do të zëvendësohet nga ish-snajperisti i ekipit Spirit, ‘degster’.

(Foto: HLTV)

Ndeshjet do të fillojnë nga ora 11:00 nesër (e mërkurë) dhe mund t’i ndiqni në kanalin zyrtar të Blast Premier në platformën Twitch.


Më poshtë i gjeni ekipet pjesëmarrëse si dhe orarin e ndeshjeve për ditën e parë:

11:00 FaZe – paiN

14:00 G2 – Vitality

17:00 Na’Vi – OG

20:00 ENCE – BIG


/Telegrafi/