LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka çfarë ndodhi në prezantimin e Eden Hazard te Real Madridi: Arritja në kryeqytet, testet mjekësore, konferenca, fanella pa numër, fansat dhe puthja e logos së klubit

Gjithçka çfarë ndodhi në prezantimin e Eden Hazard te Real Madridi: Arritja në kryeqytet, testet mjekësore, konferenca, fanella pa numër, fansat dhe puthja e logos së klubit
Hazard gjatë prezantimit te Reali (Foto: Mirror)

Eden Hazard është zyrtarisht një lojtar i ri i Real Madridit, ku sot pas testeve mjekësore, ai është prezantuar para tifozëve madrilen.

Real Madridi ka arritur që ta marr mesfushorin sulmues nga Chelsea për shifrën e 100 milionë eurove edhe pse ende nuk është zyrtare.


Klubi kishte njoftuar në ora 14:00 se prezantimi i lojtarit do të bahet pasdite. Vetëm kishin filluar lëvizjet në kryeqytetin spanjoll, ku tifozët kishin vërshuar rrugët, sikurse të ishte ditë ndeshjeje.

Lojtari kishte arritur në Madrid më herët.


Paraqitja e parë dhe testet mjekësore

Diku kah ora 16:00 ai u pa në spitalin La Moraleja dhe ishte i lumtur, ku nënshkruante autografe dhe u fotografua me tifozët.

Pas disa testeve ai i kreu me sukses dhe mori rrugën për në stadium.

Hazard ishte gati që të prezantohej si madrilen.


Tifozët kishin filluar të hynin në stadium

Edhe pse ka pasur pritshmëri më të mëdha, kanë qenë rreth 50 mijë tifozë që  e kanë pritur në Santiago Berabeu, belgun Eden Hazard.

Hyrja kishe filluar nga ora 16:00, ku shumë kishin rrethuar stadiumin.

Real Madridi kishte kohë që nuk kishte blerë lojtar kaq më peshë.


Prezantimi para medieve dhe konferenca për shtyp

Hazard dhe Perez dolën së bashku në dhomën e konferencave ku u prezantua belgu.

Më të kishin ardhur familja: Babi, nëna, dhe tre vëllezërit.

Hazard është i martuar dhe ka tre djem, por që gruaja dhe ata nuk ishin prezent.

Ai edhe pse u prezantua me fanellë, numër nuk kishte. Ende nuk është vendosur se cilin numër do ta mbajë ai.


Florentino Perez i uroi mirëseardhje

Florentino Perez, presidenti i Real Madrid, që mori fjalën i pari gjatë prezantimit, thuajse “iu përul” blerjes së re, teksa duke ndjekur klipin e golave dhe driblimeve, foli kështu duke iu drejtuar Hazard.

“Tashmë ëndrra jote u bë realitet. Je futbollist i Real Madridit dhe je pjesë e këtij stadiumi, shtëpia jote e re. Kjo është ëndrra jote!”.

“Futbolli yt është special dhe i ndryshëm nga të tjerat. Mirë se erdhe te Real Madrid, mirë se erdhe në shtëpinë e re”, tha ai.


Fjalët e para të Eden Hazard si lojtar i Real Madridit: Plotësohet ëndrra ime si fëmijë

Hazard foli për herë të parë si lojtar i Real Madridit, ku u shpreh i lumtur për plotësimin e ëndrrës.

“Do të flas në frëngjisht, pasi spanjishtja ime do ende shumë punë për t’u përmirësuar. Dua të falënderoj presidentin, familjen time”.

“Kam ardhur të fitoj shumë tituj me Realin, në këtë fanellë. Ka qenë ëndërr e imja që kur isha fëmijë dhe tani jam këtu. Dua të shijoj këtë moment. Faleminderit”.


Kontrata me Perez në dhomën e trofeve 

Ai fillimisht u fut në dhomën e trofeve, ku spikasin ata të Ligës së Kampionëve.

Hazard së bashku me presidentin Florentino Perez nënshkruan kontratën që lojtarin do ta mbajë të lidhur me klubin për pesë vite.

Ai dukej i lumtur që po i bashkohej klubit më të madh në botë.


Tifozët e pritën në Santiago Bernabeu

Pritje madhështore për belgun, që tej mbushi shkallët e “Santiago Bernabeu” dhe mori vëmendjen e të gjithë medieve sportive, në mbarë botën.

Gjithsesi kjo nuk ka mjaftuar sepse rekordin për pjesëmarrjen më të lartë të tifozëve në “Bernabeu” e mban Cristiano Ronaldo.

Plot 70 mijë tifozë e kanë ndjekur nga afër prezantimin e portugezit në vitin 2009, ndërsa për belgun kanë shkuar 50 mijë tifozë të “Los Blancos”.


Puthja e logos së klubit në fanellë

Eden Hazard ishte tepër i emocionuar, kur i pa të gjithë ata tifoz që e prisnin.

Pasi zbriti në fushë dhe eci rreth stadiumit, ai u ndal tek tifozët e zjarrtë.

Ai ka bërë selfie dhe e ka puthur fanellën e re. Entuziazëm i madh tek tifozët.


Shumë urime nga shokë të tij dhe largimi nga stadiumi e mbyllën ditën e Eden Hazard, pa dyshim ndër më të mirat në jetën e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori