LAJMI I FUNDIT:

GjirafaVideo sjell kuize online për ju, çdo natë me super shpërblime

GjirafaVideo sjell kuize online për ju, çdo natë me super shpërblime

Është viti i tretë që GjirafaVideo VR Cinema është kinemaja e 10-të e DokuFest, ku mund të shkoni dhe të përjetoni një eksperiencë krejt ndryshe të shikuari film.

Janë pesë filma të ndryshëm që mund të e zgjidhni dhe të shkëputeni nga realiteti.
Kjo kino gjendet në Kej në Prizren, ku këtë vit përpos filmave të gjithë të apasionuarit e lojërave mund të shkoni dhe të luani Fortnite, CS:GO, Dota, PS4etj.


Nuk përfundon me kaq, më e veçanta këtë vit është Kuizi online që do të ketë çdo natë duke filluar nga dje.

Kuizi udhëhiqet nga moderatorja Arta Nitaj dhe është drejtpërdrejt çdo natë nga ora 21:00 në GjirafaVideo.com.

Bëhuni pjesë e kuizit dhe fitoni super shpërblime:

Sonte vendi i parë shpërblehet me TV TCL 50”, vendi i dytë Set Estée Lauder dhe vendi i tretë Parfum Lacoste.

Deri më 9 gusht do të ketë kuize, shpërblimet do të jenë nga më të ndryshme, si PS4, karrige gaming, VR, dëgjuese, radio për veturë, libra, çantë e shumë të tjera.

Krejt çka duhet të bëni është të hyni në GjirafaVideo.com, nëse nuk keni llogari të krijoni një, nëse keni vetëm kyçeni, pastaj shkoni te kategoria ‘LIVE TV’ dhe video e parë është kuizi, klikoni te video dhe pastaj klikoni në butonin ‘Hyr në kuiz’.

Kuizi është me pyetje të përgjithshme dhe do ju shfaqet 10 sekonda pyetja dhe 10 sekonda alternativat ku e zgjidhni cila mendoni që është e saktë.

Përgjigjuni shpejt dhe saktë, mirëpo edhe nëse nuk keni fat sonte mos harroni që janë edhe pesë kuize netëve në vazhdim.

Në kuiz mund të luani ose nga shtëpia ose nëse dëshironi të përjetoni drejtepërdrejt këtë sfidë shkoni në Kej në Prizren te hapësira e GjirafaVideo.

Regjistrimi online në kuiz fillon çdo ditë nga ora 15:00, kështu që për sonte klikoni në videon më poshtë dhe regjistrohuni.

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori