LAJMI I FUNDIT:

Gjira flet për fillimin e karrierës dhe arsyen e tërheqjes nga muzika: Mungesë inspirimi, njerëzit vetëm ju sulmojnë

Gjira flet për fillimin e karrierës dhe arsyen e tërheqjes nga muzika: Mungesë inspirimi, njerëzit vetëm ju sulmojnë
Gjira Kajtazi (Foto: Instagram)

Ka kaluar një kohë e gjatë që kur Gjira është tërhequr nga tregu muzikor dhe tashmë po bëhen pesë vite që ajo nuk ka dhënë ndonjë intervistë.

Megjithatë, reperja shqiptare po vazhdon të jetë aktive me postime në rrjetet sociale, për të qenë kështu sa më afër publikut dhe fansave të saj.


Së fundmi, e njëjta ka bërë një shkrim të gjatë në llogarinë zyrtare, Instagram, duke rrëfyer më shumë për muzikën dhe arsyen se përse nuk është më pjesë e estradës shqiptare.

View this post on Instagram

Hi this is Gjira … mire se ju gjeta … 2012 ju prezantova tregut ton … polarizova se nuk ishim msu me pa nje femen me flokt e shkurta – me fjalt e drejta … qe n‘fakt dojke me shpreh cka krejt mendojn – Po nuk e thojn … ka kalu shume kohe … Edhe Pse sjom prezente ne Media/Intervista tashme qe 5 vjet … prap po me doket qe jom prane juve … Po edhe sjom … me bo publike INboxin tem …. sa njeri me pyt „Pse Spo bon mo muzike“ – Po harroj vet qe tashme jom „OUT“ – haterat kan qejf me than „jom plak“ po as ajo sesht arsyja 😂 … as burri jem „xheloz“ 😂 … as kerkush Po VET une jom ajo qe esht ftof nga muzika … Kur e kujtoj sa ore rrisha ne studio .. sa textet … sa demot qe kurr si kom publiku sepse me pengojshin „Kritikat“ dhe energjia negative ne fazen e krejimit … ni koment negativ ( publiku shqiptar esht shume I ashpert dhe ofendus) edhe me qitke jasht Taktit – deri sa u shfaqen bllokada & munges inspirimi – ka vy shume shume kohe me kuptu qe njerzit vetem te sulmojn per shkak qe ki diqka qe ata lakmojn me pas … vetbesimi im „i tepert“ i habitke sidomos femnat!!!! edhe e vrejta qe Po kisha nejt Ma gjate ne skenen e rrejshme – e kisha humb veten & isha dal jasht principjeve te mia … kom me dasht muziken per jete – gezohem shume qe kengt e mia Ende po ndegjohen … ndoshta jom kan produktive ne nje kohe te papershtatshme …gurzit/ paragjykimet si femen qe esht marr ne at kohe me ket stil jon kan shume te mdhaja sa qe u iritova …. edhe une nuk dojsha me ndrru ose me ju pershtat tregut veq per me dhez/ Per pare …. & me dal jasht vetes … sot jeni ma open per zhandrren qe e du / per menyren qysh kom pas qejf me u shpreh …. sot edhe vet mentaliteti jon ka ma shume mirkuptim …. sot spo ju pengojn fort femnat me vetbesim – femnat qe i pijn 2-3 birra 😅 … kshtuqe nuk e di cka ndodh ne te ardhmen – veq pata nevoj me shpreh vetveten – per ata qe po me pysin: PSE ? per ata qe vertet e kan dasht muziken tem – ndoshta skom pas shume fansa si tjert – Po qata qe I kom pas – I kom pas te vertet 🙂 Flm per respektin & dashnin. Gjira juve e trent ❤️

A post shared by Gjira (@gjirakajtazi) on Mar 11, 2020 at 3:23pm PDT

“Përshëndetje kjo është Gjira…mirë se ju gjeta… 2012 iu prezantova tregut tonë…polarizova se nuk ishin mësuar të shohin një femër me flokë të shkurtëra, me fjalë të drejta, që në fakt dojke me shpreh çka të gjithë mendojnë- Por nuk e thonë… ka kalu shmë kohë…Edhe përse nuk jam prezentë në Media/Intervista tashmë që 5 vjet prapë më duket se jam pranë juve. Po edhe nuk jam… Me bërë publike inboxin tem, shumë njerëz më pyesin se përse nuk jam duke bërë muzikë – Po harroj vet që tashmë jam Out – Haterat kanë dëshirë të thonë që jam plakë, por kjo nuk është arsyeja, as burri jem xheloz, as kërkush po vet unë jam ajo e ftohur nga muzika…Kur e kujtoj sa orë rrisha në studio, sa tekstet, sa demot që kurrë nuk i kam publikuar sepse më pengojshin ,kritikat’ dhe energjia negative në fazën e krijimit, një koment negativ derisa u shfaqen bllokada & mungesë inspirimi – ka vy shumë kohë për të kuptuar që njerëzit vetëm të sulmojnë për shkak që ke diçka që ata lakmojnë me pas, vetbesimi im i tepërt i habitke sidomos femrat, edhe e vërejta që po kisha nejt më gjatë në skenën e rrejshme, e kisha humbur veten, isha dalë jashtë principeve të mia”.

Të gjitha lajmet nga Gjira Kajtazi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gjira Kajtazi

“Do e dua muzikën për jetë, gëzohem shumë që këngët e mia akoma po dëgjohen, ndoshta kam qenë produktive në një kohë të papërshtatshme, paragjykimet si femër që është marrë në atë kohë me këtë stil kanë qenë shumë të mëdha saqë u irritova, edhe unë dëshiroja të iu përshtatem tregut vetëm për me ndez/ me dalë jashtë vetes. Nuk e di çfarë do ndodh në të ardhmen, veç kisha nevojë me shpreh vetveten, për ata që po më pyesin pse? Për ata që me të vërtetë e kanë dashur muzikën time, ndoshta nuk kam pasur shumë fansat por i kam pasur të vërtetë. Faleminderit për respektin, Gjira juaj e trent”, ka shkruar mes të tjerash ajo.

Gjira përndryshe prej vitesh është zhvendosur në Gjermani, atje ku edhe ka ndërtuar jetën profesionale dhe personale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori