LAJMI I FUNDIT:

Gjilani fiton në udhëtim te KEK-u

Gjilani fiton në udhëtim te KEK-u

Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 3-2 në ndeshjen e tyre në udhëtim te KEK-u nga Obiliqi në kuadër të javës së dytë të Ipko Superligës së Kosovës.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte mjaft interesante, ku të dyja skuadrat krijuan shumë raste teksa u shënuan edhe tri gola.


Ishin mysafirët e Gjilanit, të cilët gjetën golin e parë të ndeshjes pas vetëm dy minutash lojë me anë të Brunild Pepa, i cili shënoi për 0-1 pas një gabim trashanik të portierit Ardit Nika.

KEK-u u kthye në lojë duke rrezikuan me anë të Vigan Veliut (20′), por goditja e tij u prit nga portieri Kaçiu, i cili nuk mundi ta pres edhe goditjen e  Muhamet Rakovica (24′), i cili shënoi për 1-1.

Në minutën e 36-të të ndeshjes, Trevin Cesar përfiton nga një gabim i mbrojtjes vendase dhe arrin të realizojë për të rikthyer epërsinë e ekipit udhëtues në 1-2.

Në pjesën e dytë, KEK-u arriti të kthehet në lojë duke barazuar anë të Veliut (67′), i cili goditi fuqishëm dhe me ndihmën e pingules shënoi për 2-2.

Megjithatë, Gjilani u kthye përsëri në lojë në minutën e 78-të duke shënuar me anë të Ëilber Perez për 2-3 dhe duke vulosur kështu fitoren dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Në ndeshjen e radhës, KEK-u udhëton drejt Flamurtarit, ndërsa Gjilani e pret në shtëpi Trepçën ’89. /Telegrafi/