LAJMI I FUNDIT:

Gjilani fiton minimalisht ndaj Trepçës ’89

Gjilani fiton minimalisht ndaj Trepçës ’89

Gjilani ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Trepçës ’89 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të IPKO Superligës së Kosovës.

Në pjesën e parë të ndeshjes, vendasit e Gjilanit ishin më të mirë, teksa arritën të konkretizojnë edhe një gol.


Jefferson Lopez (2′) provoi nga largësia, por goditja shkoi mbi portë, ndërsa goditja me kokë e Vilofr Hysa (25′) u prit nga  Hugo Golas.

Goli i Gjilanit erdhi në minutën e 32-të të ndeshjes dhe ishte Trevin Cesar, i cili ka arritur të realizojë pas një depërtimi vetanak duke kaluar ekipin vendas në epërsi 1-0.

Rastet më të mirë për Trepçën ’89 në këtë pjesë ishin ai i Martin Mircevski (10′), goditja e të cilit u prit nga Donat Kaçiu, ndërsa goditja Orges Gava (45+) provon goditjen nga distanca dhe topi shkoi pranë pingules.

Në pjesën e dytë, mysafirët nga Mitrovica arritën të marrin lojën në dorë duke rrezikuar me anë të Stojancho Velinov (52′) dhe Gëzim Rusi (54′), por goditjet e tyre shkuan mbi portë.

Në minutën e 57-të, Rusia u pengua në zonë nga Fisnik Papuçi dhe gjyqtari kryesor Genc Nuza ka akorduar penalti, por goditja e Martin Mircevski u prit nga portieri Kaçiu dhe shifrat mbeten të pandryshuara.

Deri në fund të ndeshjes, pati edhe shumë raste nga të dyja skuadrat, por goli nuk u gjet nga asnjëra skuadër dhe në fund Gjilani fitoi me rezultat minimal 1-0.

Pas kësaj fitore, Gjilani ngjitet në vendin e tretë me gjashtë pikë, ndërsa Trepça ’89 ka vetëm një pikë në pozitën e 11-të. Në ndeshjen e radhës, ‘Skifterat’ udhëton te Drenica, ndërsa ‘Minatorët’ shkojnë te KEK-u. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori