LAJMI I FUNDIT:

Gjesti i bukur i Fede Valverdes dhe Mina Bonino me Luca Guerci, djali që i dedikoi një gol nënës në parajsë

Gjesti i bukur i Fede Valverdes dhe Mina Bonino me Luca Guerci, djali që i dedikoi një gol nënës në parajsë

Argjentina u prek disa javë më parë nga historia e Luca Guerci , një djali 11-vjeçar nga qyteti Azul i Buenos Aires .

Nëna e Lucas ndërroi jetë, por ai gjeti forcën për t’u bashkuar me shokët e tij në Alumni dhe për të luajtur ndeshjen me klubin e tij. Ai luajti, shënoi dhe nxori një bluzë me një mesazh: ” Faleminderit për gjithçka, mami. Puthje në qiell, të dua”.


Shokët e skuadrës, kundërshtarët dhe fansat shkuan për ta përqafuar dhe historia dhe fotografia e Luca u hodhën menjëherë në mediat sociale.

Atë e panë Mina Bonino dhe Fede Valverde. Mina dërgoi një mesazh në Twitter duke kërkuar që të mund të kontaktonte Lucan, siç shpjegon ajo për Ole: “U pikëllova shumë nga historia. Dhe në rastin tim, unë jam nënë, ajo më vrau”.

Dyshja e lartcekur bënë të pamundurën për të marrë adresën e vogëlushit dhe për t’i dërguar një dhuratë që Luca tashmë e ka pranuar.

“Ne i dërguam atij një fanellë të Realit me autograf dhe dhurata të tjera, gjithashtu për babanë dhe motrën e tij. Luca ishte shumë i lumtur. Përveç kësaj, ata ishin super mirënjohës dhe të përulur”, shpjegoi Mina Bonino për Ole.

Luca mori një pako me pajisje sportive, fanella të firmosura nga Valverde dhe një përqafim të madh në distancë nga një prej lojtarëve më të mirë në botë.

“Lumturia e Lucës me dhuratat është e pamasë. Nuk kam fjalë mirënjohjeje. Ne të tre jemi shumë të lumtur. Përjetësisht mirënjohës që bëre djalin tim të buzëqeshë , faleminderit shumë”, shkruan familja për të falënderuar yllin e Los Blancos.

Një përqafim nga larg, një përkëdhelje për një djalë të vogël që po e kalon ditë të vështirë pa nënën e tij dhe që të paktën për një kohë kishte buzëqeshjen në fytyrë me habinë e një futbollisti që nëse nuk ishte më parë, me siguri është bërë në idhullin e tij.

Nuk është hera e parë që Valverde kryen një akt të tillë. Uruguaiani bashkëpunon me Kryqin e Kuq në Komunitetin e Madridit për të ndihmuar familjet dhe njerëzit më të pafavorizuar, merr pjesë në projektin “Suksesi në shkollë” dhe ka bërë donacione me pajisje sportive për kauzën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

Boks
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

Boks
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boks
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori