LAJMI I FUNDIT:

Gjest i bukur nga Lady Gaga – nxitoi për të ndihmuar fotografin që u rrëzua në tapetin e “Oscars”

Gjest i bukur nga Lady Gaga – nxitoi për të ndihmuar fotografin që u rrëzua në tapetin e “Oscars”

Një tjetër arsye e rëndësishme për të dashur akoma më shumë Lady Gagan.

Ndërsa po ecte të dielën në tapetin e kuq në “Oscars 2023”, këngëtarja e “Poker Face” nxitoi për të ndihmuar një fotograf i cili u rrëzua shumë pranë saj.

Fotografi në fjalë po përpiqej t’ia bënte disa foto Gagas para se të humbiste ekuilibrin dhe të rrëzohej në tapetin ngjyrë shampanjë.

Lady Gaga (Foto: Reuters)

Gaga, 36-vjeçe, vrapoi drejt fotografit për ta ndihmuar, gjersa u ngrit shpejt në këmbë.

Rihanna dhuron performancë të mrekullueshme në “Oscars”, interpreton këngën “Lift Me Up”
Lexo po ashtu Rihanna dhuron performancë të mrekullueshme në “Oscars”, interpreton këngën “Lift Me Up”

Pasi e kuptoi se ishte mirë, këngëtarja fituese e “Oscar”-it u kthye në ngjarjen kryesore, ndërsa të pranishmit vlerësuan gjestin e saj të këndshëm.

Lady Gaga (Foto: Reuters)

Akti i mirësisë mund të shërbejë si një karmë e mirë për Gagën, tema e së cilës “Top Gun: Maverick”, “Hold My Hand”, është nominuar për ‘këngën më të mirë origjinale’.

Artistja mahniti me një fustan krejt të zi me një bluzë të tejdukshme korse dhe një fund të plotë.

Lady Gaga (Foto: Reuters)

Ajo zgjodhi bizhuteri të Tiffany & Co., duke përfshirë një gjerdan të cilësisë me diamant, një byzylyk që përputhej dhe një palë vathë të thjeshtë diamanti.

Ylli i popit, e cila performoi “Hold My Hand” në ceremoninë e mbushur me yje, e kompletoi pamjen me buzëkuq të kuq me shkëlqim, grim sysh të errët dhe me flokë të kapura. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori