Finalja e madhe e 'Eurovision 2026' pritet të ketë një prani të theksuar ballkanike, pasi këtë vit në natën finale janë kualifikuar plot gjashtë shtete nga rajoni i Ballkanit: Shqipëria, Kroacia, Greqia, Serbia, Bullgaria dhe Rumania.

Kjo do të thotë se publiku i Eurovisionit në Vjenë do të shohë një “bllok” të fortë përfaqësimi nga Ballkani, me këngë dhe identitete të ndryshme muzikore - nga baladat emocionale deri te produksionet më moderne skenike - që e bëjnë finalen e sivjetme edhe më konkurruese.


Në mesin e tyre është edhe Shqipëria, e përfaqësuar nga Alis me këngën “Nân”, e cila arriti të sigurojë një vend në finale pas një paraqitjeje që u komentua gjerësisht në rrjete sociale.

- YouTube youtu.be

Lista e plotë e finalistëve të 'Eurovision 2026':

  • Austria – “Tanzschein” (Cosmó)
  • Belgjika – “Dancing on the Ice” (Essyla)
  • Greqia – “Ferto” (Akylas)
  • Serbia – “Kraj mene” (Lavina)
  • Lituania – “Sólo quiero más” (Lion Ceccah)
  • Polonia – “Pray” (Alicja)
  • Suedia – “My System” (Felicia)
  • Kroacia – “Andromeda” (Lelek)
  • Finlanda – “Liekinheitin” (Linda Lampenius & Pete Parkkonen)
  • Gjermania – “Fire” (Sarah Engels)
  • Izraeli – “Michelle” (Noam Bettan)
  • Italia – “Per sempre sì” (Sal Da Vinci)
  • Moldavia – “Viva, Moldova” (Satoshi)
  • Shqipëria – “Nân” (Alis)
  • Australia – “Eclipse” (Delta Goodrem)
  • Bullgaria – “Bangaranga” (Dara)
  • Qiproja – “Jalla” (Antigoni)
  • Çekia – “Crossroads” (Daniel Žižka)
  • Danimarka – “Før vi går hjem” (Søren Torpegaard Lund)
  • Franca – “Regarde !” (Monroe)
  • Malta – “Bella” (Aidan)
  • Norvegjia – “Ya ya ya” (Jonas Lovv)
  • Rumania – “Choke Me” (Alexandra Căpitănescu)
  • Ukraina – “Ridnym” (Leléka)
  • Mbretëria e Bashkuar – “Eins, Zwei, Drei” (Look Mum No Computer)

Finalja e 'Eurovision 2026' do të mbahet të shtunën në Vjenë, ku pritet të shihet nëse “fronti ballkanik” do të arrijë të shkojë edhe më tej - madje pse jo, të luftojë për vendet e para. /Telegrafi/