Franca u ka ndaluar përfaqësuesve të qeverisë izraelite të marrin pjesë në ekspozitën e mbrojtjes Eurosatory në Paris këtë muaj, ka pohuar ministria e Mbrojtjes e Izraelit.

Parisi thuhet gjithashtu se u ka ndaluar prodhuesve izraelitë të armëve të ekspozojnë çdo sistem tjetër përveç "produkteve të mbrojtjes ajrore", transmeton Telegrafi.


Franca, e cila mban lidhje të ngushta me Libanin, ka thirrur një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili do të zhvillohet më vonë sot, për shkak të situatës.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se "asgjë nuk e justifikon" dhunën në Liban, dhe pretendon se e ka diskutuar çështjen me presidentin e SHBA-së.

Komanda qendrore ushtarake e Iranit ka kërcënuar të sulmojë Izraelin verior nëse Bejruti goditet nga sulmet izraelite. /Telegrafi/