Kapiteni i Arsenalit dhe i përfaqësueses së Norvegjisë, Martin Odegaard, u bë protagonist i një momenti argëtues gjatë paradës festive të klubit londinez, pasi goditi pa dashje një polic në kokë me top.

Pamjet e incidentit u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u bërë virale dhe duke shkaktuar të qeshura te mijëra tifozë.


Në video shihet Odegaard duke reaguar me humor pas ngjarjes, ndërsa polici e priti situatën me sportivitet.

Pas goditjes së pavullnetshme, mesfushori norvegjez u fsheh me shaka brenda autobusit që po qarkullonte nëpër rrugët e Londrës gjatë festimeve të Arsenalit.

Fatmirësisht, incidenti nuk pati asnjë pasojë dhe mbeti thjesht një moment simpatik që i dha edhe më shumë ngjyra festës së “Topçinjve”.

Kujtojmë se Arsenali arriti të shpallet kampion i Anglisë për herë të parë pas 22 vitesh pritje, ndërsa sezoni u mbyll me zhgënjim në finalen e Ligës së Kampionëve, ku londinezët u mposhtën nga Paris Saint-Germain. /Telegrafi/

telegrafi sport app