Kryetar i Diasporës Shqiptare në Greqi Edmond Guri tha se në rastin e protestës së Zvërnecit në Shqipëri ka pasur një reagim të madh në bllok nga të gjitha mediat dhe politika në Greqi, që nuk ishte parë që nga çështja “Beleri”.

Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Guri komentoi edhe ndërhyrjen e ish-kryeministrit Cipras për këtë çështje.


Guri vë në dukje se Cipras po shfrytëzon një moment politik, ku sondazhet e fundit e nxjerrin në rritje, pranë partisë së Micotaqis.

Mori përmasa kaq të mëdha saqë nuk kemi hasur në të kaluarën, që nga rasti Beleri, që të ketë on block, të gjitha mediat në Greqi, edhe vet politika, të merren me plagosjen e një qytetari shqiptar në zonën e Zvërnecit, që më pas u zbulua që ishte me pasaportë greke. Nuk është vetëm kaq. Duket që ka diçka më të thellë. Kathemerini ka dhënë detaje interesante, dhe i referohet organizatorëve që pohuan se kanë shkuar me dy autobusë dhe shumë makina për të bërë protestën”, tha Guri.

Ndërhyrja e ish-kryeministrit Cipras është një ndërhyrje politike, pasi sondazhet e fundit e nxjerrin atë shumë pranë me Micotaqisin. Demokracia e Re ka një rënie në këtë moment, që i jep këtë shansin Ciprasit, që di të luajë, ka eksperiencë të madhe, dhe ishte një mundësi që e shfrytëzoi më së miri”, u shpreh ai.