Celine Dion rikthehet me 16 koncerte në vjeshtë, paralajmëron edhe për vitin 2027

Celine Dion kthehet në skenë këtë vjeshtë me 16 koncerte në Paris La Defense Arena, që do të zhvillohen nga 12 shtatori deri më 14 tetor 2026.
Për shkak të interesit të madh, janë njoftuar edhe 10 shfaqje të tjera në maj 2027.
Ylli kanadez i muzikës e konfirmoi lajmin nëpërmjet rrjeteve të saj sociale, duke thënë në një video-mesazh se ndihet mirë dhe po përgatitet intensivisht për t'u rikthyer në performancat para një publiku.
“Jam shumë mirë, ndihem e fortë, po këndoj shumë dhe madje po kërcej pak, por kam diçka të rëndësishme për t'ju thënë”, tha Dion në një mesazh për fansat.
Koncertet në Paris do të fillojnë më 12 shtator 2026 dhe do të mbajë gjithsej 16 gjatë vjeshtës, me dy shfaqje në javë - të mërkurën dhe të shtunën.
Ndër datat e konfirmuara janë 12, 16, 18, 19, 23, 25, 26 dhe 30 shtator, si dhe 2, 3, 7, 9, 10, 14, 16 dhe 17 tetor 2026.
Për shkak të interesit të madh të publikut, kompania AEG Presents France ka konfirmuar dhjetë koncerte shtesë të planifikuara për pranverën e vitit 2027.
Shfaqje të reja do të mbahen më 8, 12, 14, 15, 19, 21, 22, 26, 28 dhe 29 maj, me disa data në javë.
Organizatorët theksuan se vetëm ata që ishin regjistruar më parë për para-shitjen do të jenë në gjendje të marrin pjesë në shitjen e biletave, ndërsa të gjithë ata që janë regjistruar dhe që nuk kanë arritur të blejnë bileta në raundin e mëparshëm do të kenë një shans të ri.
Siç është njoftuar, blerësit do të kontaktohen me e-mail, dhe kodet e aksesit dhe lidhjet e blerjeve do të ofrohen një ditë para fillimit të çdo shitjeje. /Telegrafi/



















































