Mbrëmja e dytë gjysmëfinale e Eurovision 2026, që po mbahet këtë vit në Vjenë, ka përfunduar me shpalljen e 10 shteteve që siguruan kualifikimin në finalen e madhe.

Pas votave të publikut, në finale kanë kaluar: Bullgaria, Ukraina, Norvegjia, Australia, Rumania, Malta, Qiproja, Shqipëria, Danimarka dhe Çekia.


Në mesin e të kualifikuarve është edhe Shqipëria, e përfaqësuar nga Alis me këngën “Nan”, e cila arriti të marrë mbështetjen e mjaftueshme për të vazhduar garën drejt natës finale.

Ndërkohë, nga kjo gjysmëfinale kanë mbetur jashtë finales: Luksemburgu, Letonia, Armenia, Zvicra dhe Azerbajxhani.

Finalja e madhe e Eurovision 2026 do të zhvillohet të shtunën, ku shtetet finaliste do të garojnë për trofeun e këtij edicioni. /Telegrafi/

Lista e plotë e shteteve finaliste të 'Eurovision 2026' (Foto: Eurovision/YouTube)