Shqipëria është kualifikuar zyrtarisht në finalen e madhe të 'Eurovision 2026', i cili këtë vit po mbahet në Vjenë të Austrisë.

Këngëtari shkodran Alis, arriti të sigurojë një vend në natën finale pas paraqitjes së tij në gjysmëfinale me këngën “Nan”.


Alis e përfaqësoi Shqipërinë në mënyrë dinjitoze, duke sjellë para publikut evropian një baladë emocionale që u vlerësua për interpretimin dhe mesazhin e saj.

Performanca e tij u shoqërua me një atmosferë të ndjerë dhe një koncept skenik që preku një temë të ndjeshme, duke rrëmbyer vëmendjen e shikuesve dhe duke nxitur reagime pozitive edhe në rrjete sociale.

Si rezultat, kur u lexua lista e shteteve që kaluan tutje, Shqipëria u përmend e teta me radhë, krahas disa shteteve të tjera që korrën po të njëjtin sukses - kualifikimin në finalen e madhe, e cila zhvillohet të shtunën.

Ky sukses shënon edhe një tjetër arritje për Shqipërinë në këtë kompeticion, pasi është viti i dytë radhazi që vendi ynë arrin të prekë finalen e madhe të Eurovisionit, duke konfirmuar një vazhdimësi të mirë në skenën evropiane të muzikës. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be