LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë arsyet përse Interi mund të sfidojë për Scudetto në sezonin 2019/2020

Gjashtë arsyet përse Interi mund të sfidojë për Scudetto në sezonin 2019/2020
Lojtarët e Interit (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Që nga triumfi i famshëm i trefishtë në vitin 2010, Interi ka fituar vetëm një trofe dhe nuk kanë arritur për tetë sezone ta fitojnë titullin e Serie A.

Luciano Spalletti më në fund e solli futbollin e Ligës së Kampionëve në Giuseppe Meazza pas një mungese gjashtëvjeçare, por ardhja e Antonio Contes në këtë verë, mund t’i ngrejë Nerazzurrët në një nivel tjetër.


Për herë të parë që nga fitimi i tre trofeve, Interi posedon trajnerin më të talentuar në Serie A dhe duket në një pozitë të mirë për të konkurruar me më të mirët.

Këtu janë gjashtë arsye pse ata do të sfidojnë për Scudetto në edicionin e ardhshëm:

Antonio Conte

Si trajner, kah ka shkuar ka arritur të korrë suksese. Para se të merrte drejtimin e Juventusit, e ka dërguar Barin dhe Sienan në nivelin nga Serie C në Serie B.

Conte ka fituar tre tituj të Serie A me Zonjën e Vjetër, derisa me Chelsean ka fituar Ligën Premier dhe FA Kupën në dy sezonet e kaluara në Stamford Bridge.

Antonio Conte dhe Steven Zhang (Foto: Inter.it)

Pa Icardin? S’ka problem

Mauro Icardi po e kërkon largimin nga Interi në këtë verë, derisa këta të fundit po hasin në vështirësi që ta gjejnë zëvendësuesin e tij.

Skuadra italiane është duke e kërkuar transferimin e Romelu Lukaku nga Manchester Unitedi, e që nëse dështon, do të shkojnë për Ante Rebicin e Eintracht Frankfurtit.

Mauro Icardi (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Freski në mesfushë

Antonio Conte do të kërkojë ta gjejë zëvendësuesin e Radja Nainggolanit, pasi aktualisht është 31-vjeçar, me Nicolo Barellan që i prin garës.

Për ta transferuar mesfushorin e talentuar, Interi duhet t’i paguajë Cagliarit rreth 50 milionë euro.

Nicolo Barella (Foto: Getty Images/Guliver)

Një platformë solide

Interi ka filluar t’i blindojë disa lojtarë me kontrata të reja, siç janë: Milan Skriniar dhe Stefan de Vrij – partnerët aktualisht ndër më të mirët në Evropë.

Me dy mbrojtësit, Conte po tenton që ta kthejë shprehjen e vjetër në futboll: “Sulmi e fiton ndeshjen, mbrojtja ta fiton ligën”.

Milan Skriniar dhe Samir Handanovic (Foto: Getty Images/Guliver)

Ndryshimi i ri te Juventusi

Juventusi e ka larguar në fund të sezonit që lamë pas Massimiliano Allegrin pas pesë titujve të fituar, duke e emëruar Maurizio Sarrin në skuadër, e që mund të sjellë një ndryshim në garën për Scudetton.

Po ashtu, skuadra torineze është duke u fokusuar më shumë në Ligën e Kampionëve, ku kjo mund të bëjë që Interi të ketë një përparësi të vogël në garën për titull.

Maurizio Sarri (Foto: Juventus/Twitter)

Pasi askush nuk do të mund ta bëjë

Napoli ishte skuadra më e mirë nga të tjerat, derisa përfundoi 11 pikë mbrapa Juventusit për titull. Edhe pse kanë një skuadër të talentuar dhe një trajner të respektuar si Carlo Ancelotti, ata nuk shihen si një pretendent kryesor për titull.

Roma dhe Milani kanë probleme financiare, gjersa nuk do të munden të bëjnë transferime të mëdha, atëherë rruga për Interin është e hapur që ta kërkojë titullin e Serie A. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori