LAJMI I FUNDIT:

Gisele Bundchen mohon thashethemet se ka nisur një romancë me mikun e ish-bashkëshortit Tom Brady, Jeffrey Soffer

Gisele Bundchen mohon thashethemet se ka nisur një romancë me mikun e ish-bashkëshortit Tom Brady, Jeffrey Soffer

Gisele Bundchen ka mohuar thashethemet se ajo e ka vazhduar jetwn pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Tom Brady me mikun e tij miliarder Jeffrey Soffer.

“Unë kam zero marrëdhënie me të në çfarëdo mënyre”, tha modelja për Vanity Fair në kopertinën e saj të prillit 2023.


“Ai është shoku i Tomit, jo shoku im”, tha tutje modelja.

Foto: Instagram

Ish-modelja e Victoria’s Secret theksoi se nuk do të takohej me një nga miqtë e Brady pas divorcit të tyre, shkruan PageSix.

Bundchen, 42 vjeçe, u mërzit veçanërisht se si njerëzit supozuan se ajo po takohej me Soffer, 55 vjeç, për shkak të pasurisë së tij neto prej 2.2 miliardë dollarësh – pavarësisht se ajo kishte 400 milionë dollarët e saj.

“Ata thoshin se jam me këtë djalë, ai është i moshuar, sepse ka para – është qesharake”, tha Bundchen.

Foto: Vanity Fair

Modelja tha për median se ajo beson se historitë ishin krijuar, por ajo nuk specifikoi se kush mendonte se ishte burimi i supozuar.

“Kush përfiton nga kjo? Pse dikush do të krijojë diçka të tillë? Ka vetëm një arsye. Ata duan të më bëjnë të dukem si diçka që nuk jam”, shtoi ajo.

Të gjitha lajmet nga Gisele Bundchen
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gisele Bundchen

Bundchen më pas filloi të emocionohej kur reflektonte mbi “urrejtjen” që ajo kishte marrë që kur njerëzit filluan “të krijonin histori të rreme që nga fillimi i divorcit”.

Foto: David Beckham/Instagram

“Të shohësh gënjeshtra që krijohen gjatë gjithë kohës për veten nuk është e lehtë”, shpjegoi ajo ndërsa shtoi se ka bërë çmos për të “marrë rrugën e duhur” gjatë pesë muajve të fundit.

“Unë jam një vajzë e thjeshtë që dëshiron të jetë në natyrë – të jem e qetë. Unë thjesht dua të shkoj të bëj punën time dhe të rris fëmijët e mi në paqe”, përfundoi Bundchen.

Mohimi i Bundchen erdhi menjëherë pasi Daily Mail pretendoi se Bundchen dhe Soffer – i cili më parë ishte i martuar me Elle Macpherson – ishin “takuar për disa muaj”.

Foto: Backgrid

Pavarësisht se  mohoj thashethemet për romancën, nëna e dy fëmijëve qëndroi e paqartë në lidhje me spekulimet se ajo është e përfshirë në mënyrë romantike me instruktorin e fëmijëve të saj, Joaquim Valente.

Bundchen dhe Valente janë fotografuar duke u shoqëruar në disa raste të ndryshme – duke përfshirë një ditë plazhi, vrapim së bashku dhe hipur mbi kalë.

Bundchen dhe Brady, 45 vjeç, njoftuan se finalizuan divorcin e tyre pas 13 vitesh martesë tetorin e kaluar.

Ndërkohë, Brady njoftoi se kishte dalë në pension më 1 shkurt, dhe burimet pranë tij thanë muajin e kaluar se ai “nuk po takohet zyrtarisht me askënd” dhe duke u fokusuar te fëmijët e tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Kalo në kategori