LAJMI I FUNDIT:

Gisele Bundchen i dha Tom Bradyt ultimatum të zgjidhte mes familjes dhe futbollit

Gisele Bundchen i dha Tom Bradyt ultimatum të zgjidhte mes familjes dhe futbollit

Gisele Bundchen thuhet se i dha burrit të saj, Tom Brady, një ultimatum që kërcënonte t’i jepte fund martesës së tyre.

“Gisele i tha Tomit ose ai e lë futbollin për të kaluar kohë me familjen ose ajo do të largohet përgjithmonë”, tha një burim për Us Weekly.


“Ajo nuk dëshiron që ai të vazhdojë të lëndohet dhe të mos jetë në gjendje ta shijojë jetën në të ardhmen. Ajo po e bën atë për familjen e saj”, tha tutje i njëjti burim.

Foto: Getty Instagram

Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që NFL të futet mes çiftit.

Page Six publikoi lajmin në shtator se modelja, 42 vjeç, dhe qendërmbrojtësi, 45 vjeç, kishin hyrë në një “luftë epike” për vendimin e tij për të “dalë në pension” nga futbolli profesionist.

“Gisele ka qenë gjithmonë me fëmijët. Ata kishin rënë dakord që ai do të tërhiqej për t’u fokusuar te familja, më pas ai ndryshoi mendje”, zbuloi një burim atë kohë.

Dyshja bashkë kanë fëmijët Benjamin dhe Vivian. Bundchen ka gjithashtu një djalë me ish-partnerin, Bridget Moynahan.

Foto: Getty Images

Në fillim të këtij viti, ylli i “Tampa Bay Bucaneers” u tërhoq për një kohë të shkurtër, por në njoftoi se po kthehej në sport pas vetëm 40 ditësh.

“Këto dy muajt e fundit kam kuptuar se vendi im është ende në fushë dhe jo në tribuna” , shkroi ai në Twitter në mars.

“Ajo kohë do të vijë. Por nuk është tani. I dua shokët e mi të skuadrës dhe e dua familjen time mbështetëse. Ata i bëjnë të gjitha të mundshme. Po kthehem për sezonin tim të 23-të në Tampa”, kishte deklaruar ai.

Foto: Gisele Bundchen/Instagram

Mes vështirësive të tyre martesore, Bundchen dhe Brady punësuan avokatë divorci.

Ish-modeljae e “Victoria’s Secret” u pa më pas pa unazën e saj të martesës, duke nxitur më tej spekulimet se i kishin dhënë fund martesës.

“Gjërat janë shumë keq mes Tom dhe Gisele për shkak të avokatëve. Ata janë gati për një luftë. Ata nuk po luftojnë për fëmijët, ata të dy duan kujdestarinë e përbashkët. Por do të duhet pak kohë për të ndarë pasurinë dhe pronat e tyre të pafundme në të gjithë botën”, tha më parë një burim pranë çiftit.

Ndërkohë, Bundchen dhe Brady nuk i kanë komentuar publikisht thashethemet për ndarje. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kalo në kategori